“Bomba” e natës: E ardhmja e Messit do të jetë te Interi

Pavarësisht dëshirave, zërave, përgënjeshtrimeve dhe ëndrrave që prej disa javësh alternohen me njëra-tjetrën e ardhmja e Lionel Messit vazhdon të lidhet ngushtë me Interin.

I fundit që i është shtuar listës së atyre personave që e shikojnë të ardhmen e yllit argjentinas me fanellën zikaltër është Jose Morais, ish-zëvendësi i Jose Mourinhos në kohën kur drejtonte Interin.

“E ardhmja e Messit do të jetë te Interi”, tha ai.

“Prania e Zanettit në bordin drejtues të klubit zikaltër do të jetë përcaktuese në këtë transferim”, është shprehur Jose Morais për gazetën katalanase ‘El Mundo Deportivo’.

Një parashikim ky që i bën të ëndërrojnë tifozët e Interit.

Edhe pse Messi ka deklaruar se nuk largohet nga Barça shpresa vdes e fundit aq më tepër që gjatë emergjencës së koronavirusit 6-herë fituesi i Topit të Artë ka pasur probleme me drejtuesit e klubit blaugrana.

Leo gjithë karrierën ka luajtur në Barcelonë, por tani që së shpejti mbush 33 vjet, mund të mendojë që vitet e mbetura të shijojë edhe një ligë tjetër përveç La Ligës.

Artikulli paraprakDosja bombë! Zbulohet se si Kina gënjeu botën në lidhje me koronavirusin
Artikulli tjetërVeliaj mbron Kazhanin dhe Sulon: Na duheshin specialiste, morëm më të mirat që…