Blushi e merr seriozisht rolin e opozitës së emëruar nga Rama

Blushi tha se nuk do të bojkotojë asnjë palë zgjedhje. Edhe nëse mbahen më 18 qershor tha Blushi, LIBRA do të hyjë në zgjedhje. Ai e ka marrë seriozisht rolin e opozitës së emëruar nga Rama dhe shansi i madh i tij është që zgjedhjet të bëhen pa opozitën sepse vetëm në këtë mënyrë fitojnë edhe Rama edhe Blushi. Rama do të jetë kështu me gjasme Kryeministër dhe Blushi me gjasme opozitë.
“Nëse PD nuk hyn në zgjedhje Rama do të përfundojë me të paktën 80 mandate dhe s’ka nevojë për askënd për të qeverisur dhe është totalisht jashtë kontrollit. Nëse LSI nuk hyn në zgjedhje, Rama përfundon me 100 mandate, dhe askush në këtë Republikë s’mund ta kushtëzojë më, madje mund të ndryshojë Kushtetutën e Shqipërisë duke e kthyer në një republikë si ajo e Erdoganit”.

Artikulli paraprakJo dialogut farsë dhe me fjalime të parapërgatitura
Artikulli tjetërTrump: “Sulmi në Siri është turp për njerëzimin”