Blush inceneratori pushon nga puna gazetarin kritik të qeverisë, Klodian Tomorri

Investigimi i CNA.al që nxorri zbuluar ortakërinë e Klodi Zotos, bosit shqiptar të biznes-gropës së zezë të “Integrated Technology Service” kompanisë së konçesionit të inceneratorëve me gruan e Ben Blushit, Eva Blushi dhe me Mirel Mërtirin, ka dërguar në shkarkimin nga puna të një prej gazetarëve ikona të Top Channel dhe një prej fytyra më ikonike të gazetarisë në Shqipëri Klodian Tomorrit.

Ne kemi shpjeguar sesi kontrata u prish në mënyrë të njëanshme nga drejtori i televizionit Ben Blushi menjëherë sapo CNA.al publikoi dokumentat që faktonin ortakërinë.

Lidhur me pushimin nga puna të Tomorrit ka reaguar edhe gazetarja e njohur Klodiana Lala, e cila thotë se ky veprim i Blushit i ngjan si thikë pas shpine.

“Klodian Tomorrin se kam takuar kurrë nga afër. Por ama e kam njohur përmes lajmeve, brilante sigurisht. Nuk i di arsyet e largimit të tij nga puna, por fakti që është ndërmarrë një veprim ndaj një gazetari në këtë moment, më ngjan si thikë pas shpine. Kur një gazetar largohet nga një tv të jeni të sigurt nuk humbet ai, por televizioni. E dini atë shprehjen: një bie mijëra ngrihen. Nga Klodiani do informohem edhe nëpërmjet statuseve të tij në Facebook”, shkruan Lala në rrjetet sociale.

Artikulli paraprakLungomare po “shqepet”, kishin harruar kanalizimet!
Artikulli tjetërMijëra njerëz të braktisur nga shteti, Basha: Qeveria të shpërndajë pa asnjë vonesë fondet e ndihmës ekonomike