Biznesmeni nis çmontimin e hotelit tek “Astiri” pasi deputetja e Ramës i dha dje lejen e legalizimit

Edhe pse janë prerë një pjesë e pemëve anës rrugës dhe janë shkulur shumica e shtyllave të ndriçimit, shumica e banorëve të Astirit vijojnë të qëndrojnë të vendosur kundër prishjes së shtëpive të tyre.
Ata kanë protestuar tashmë prej 26 ditësh pasi janë kundër vendimit të qeverisë për projektin e unazës së madhe, sa kohë që ata nuk marrin dëmshpërblimet.
Burime për Fax Neës bëjnë me dije se një prej bizneseve në këtë zonë është ‘dorëzuar’ duke pranuar kontratën e bërë me ARRSH-në dhe ka nisur çmontimin e hotelit.
Të njëjtat burime thonë se ky biznes është vizituar dje nga ana e deputetes Blerina Gjylameti, dhe duket se ka pranuar ofertën e dhënë.
Deputetja e PS-së pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të banorëve, nuk ka pranuar që t’i takojë ata, mirëpo duket se ka shkuar në kohë për të mbyllur kontratat.
Banorët e tjerë thonë se nga ana e Veliajt, Gjylametit dhe të tjerë përfaqësuesve të tjerë të qeverisë po synojnë që t’i përçajnë ata, në mënyrë që ta kenë më të lehtë prishjen e banesave.
Banorët po ashtu thonë se biznesmeni ka pranuar ofertën pasi dje është pajisur me lejen e legalizimit, edhe pse thuhet se ky proces është pezulluar për zonën në fjalë.

ASTIR

Artikulli paraprakVrasja tek ish-Blloku, merret në pyetje këngëtarja Elvana Gjata
Artikulli tjetërBerisha-Mesiç: Argatët e Beogradit në Prishtinë kanë marrë në dorë flamurin e Serbisë së Madhe