Bilanci i 1 vit Donald Trump, President

Shikohet në premierë filmi për Winston Churchill, bustin e të cilit Barack Obama e kishte hequr nga Salla Ovale dhe ai e ka rikthyer menjëherë; shijohen diskutimet e zjarrta e ambasadores së tij në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, e serisë “një kundër të gjithëve”, teksa shpjegon se Administrata është e gatshme që t’u shkurtojë fonde të tjera agjencive të kota ndërkombëtare dhe më pas e bëjnë, ajo dhe ai, 285 milionë dollarë më pak; eliminon të urryerën Obamacare, reformën e shëndetësisë të paraardhësit të tij, që nuk kishte arritur të modifikonte përçarjet e republikanëve në Dhomë, duke eliminuar detyrimin për të nënshkruar siguracionin relativ apo për të paguar sanksione të kripura me taksat.
Në Izrael, qeveria njofton se sapo të jetë gati një stacion i metropolitanes që kalon nën Murin e Qarjes, do të mbajë emrin e tij, që për ta është emri i një Presidenti të drejtë dhe mik jo vetëm me fjalë i Izraelit, dhe menjëherë kujt ka kujtesë e nuk praktikon paragjykim e anësi i vjen në mendje fushata elektorale e 2016, kur të gjithë betoheshin se hebrenjtë e Amerikës nuk do ta votonin kurrë, se herën e parë që do të paraqitej tek ta do t’i ngriheshin e do t’i largoheshin menjëherë.
Presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara, gjithmonë i shoqëruar nga First Lady spektakolare e tij, qëndron akoma në Uashington, një cope, në fund të një viti që duhej ta kryqëzonte.
Është një foto simbol për sesi ka kaluar viti i vështirë i Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë. Reforma e taksave është miratuar në kohën rekord të parashikuar dhe pa ngecjet e frikshme gjithsesi të paralajmëruara; festojnë me gishtin e madh të ngritur në shenjë fitoreje Presidenti, i ulur, dhe përkrah tij zëvendësi Mike Pence, lideri i mazhorancës në Senat Mitch McConnell, Spikeri i Dhomës Paul Ryan.
Me reformën e taksave, një shtytje historike ndaj prodhimit dhe ekonomisë, të cilës republikanët i kanë pranuar të gjitha rreziqet politike, ka kaluar edhe abrogimi i një cope të rëndësishme të Obamacare, reforma shëndetësore kontradiktore që republikanët kishin tentuar pa rënë dakord më parë që të abrogonin, por që tani nuk është më e detyrueshme, dhe marrëveshja surprizë për të kthyer e shfrytëzuar fort vendburimet e Alaskës Arktike.
Janë të njëjtit personazhe që shikoheshin shtrembër, jo vetëm gjatë fushatës elektorale të 2016, në të cilën liderët republikanë kanë bërë gjithçka mundeshin për ta eliminuar Donald Trump, por edhe në periudhën e parë të presidencës?
Gjithçka e harruar, pasi siç dëshmon në një deklarim për “Wall Street Journal” Ken Duberstein, ish-Shefi Stafi i Ronald Reagan, “To be viewed as an effective president, you have to be viewed as winning on Capitol Hill, and this ends the year on an up note for him”, për t’u konsideruar një President i vërtetë, ti duhet të jesh fitues në Capitol Hill dhe kjo fitore e bën që ta përfundojë vitin mrekullisht.
Në realitet, lista është më e gjatë dhe më e dendur, duke filluar nga zgjedhja dhe emërimi i Neil Gorsuch si Gjykatës i Gjykatës Supreme, i shumë gjykatësve të tjerë federalë dhe Gjykata në thelb po i mbështet zgjedhjet e Presidentit që gjykatësit e qarqeve federale tentojnë që t’i kontestojnë në mënyrë të vazhduar, sidomos po qe se u përkasin atyre rretheve tejet liberale të West Coast; duke vazhduar me abrogimin e një serie të gjatë rregullimesh dhe ngërçesh burokratike, të krijuara gjatë administratës Obama.
Ndalimi i udhëtimit dhe i hyrjeve të personave të ardhur nga vende të dyshuara për terrorizëm dhe ku kontrollet amerikane të sigurisë nuk konsiderohen të besueshëm është në këmbë dhe funksionon; Shtetet e Bashkuara janë tërhequr nga marrëveshja tregtare me Azinë dhe po bëjnë të njëjtën gjë me NAFTA-n, marrëveshjen e dëshiruar nga Bill Clinton me Meksikën dhe Kanadanë.
Si njoftimi i spostimit të ambasadës amerikane në Jeruzalem, ashtu si një marrëveshje e re me Arabinë Saudite dhe një qëndrim mjaft i ashpër ndaj Iranit, janë risi të reja në politikën e Lindjes së Mesme, pas 8 vitesh që republikanët e kanë akuzuar administratën e mëparshme për nënshtrim, inerci substanciale dhe dobësi.
Por elementin e vetëm pajtues midis Presidentit të ardhur nga hiçi, bile nga paratë dhe bizneset e tij, nga ekstravagancat e jetës njujorkeze, Partisë Republikane e thellë dhe e rrënjosur në moçalishtet e Uashingtonit e ka gjetur tek reforma e taksave. Mjafton kjo për të thënë se nuk ka qenë një vit mazhorance të shkuar kot në Kongres dhe në Senat.
Mjafton kjo për të shpresuar se 10 muajt që ndajnë nga zgjedhjet e mesit të mandatit, kur do të rinovohet e gjithë Dhoma e përfaqësuesve dhe 33 senatorë nga 100 të tillë, plus një numër i caktuar guvernatorësh, do të lehtësohen drejt fitores nga një ekonomi akoma edhe më e rigjallëruar nga sistemi i ri fiskal.
Basti nuk është i lehtë. Gjatë mandatit të parë, Presidenti dhe partia zakonisht janë vënë nën vëzhgim të rreptë nga votuesit dhe tendenca është ajo e favorizimit të opozitës në Capitol Hill, në mënyrë që të jetë më i fortë debati me pushtetin ekzekutiv.
Për t’u kuptuar, republikanët kanë sot 41 senatorë kundër 49 demokratëve, pasi të 52-in e kanë humbur me kokëfortësinë e mallkuar në Alabama për kandidatin Roy Moore, i goditur nga denoncimi për ngacmim seksual dhe sidomos pasi ideologjikisht shumë i anshëm; por për të arritur të kalojnë iniciativat e ardhshme ligjore do t’u duhej shumica e kualifikuar prej 60 senatorësh.
Demokratët do të tentojnë të fitojnë dy senatorë për ta kaluar në anën e tyre mazhorancën, por gjeografia politike nuk është nga ana e tyre. Prej një rastësie të thjeshtë, nga 33 rinovime, 25 u përkasin posteve të zëna nga demokratë, që tani do të duhet t’i mbrojnë. 10 prej këtyre janë në shtete të fituara nga Trump dhe vetëm 8 nga republikanë. Kurse në Dhomë duhet të fitojnë 24 vende.
Në përplasjen e egër dhe të përditshme, më i qeti duket pikërisht Presidenti. Ka rikuperuar raportin me liderët e Dhomës e Senatit, që ishte vërtet negativ, sidomos me Ryan, një prej republikanëve aq allasoj, aq i moderuar, sa të duket sikur është demokrat.
Senatorët, një trupë shumë kokëfortë dhe sektare, pasi mos harronin se qëndrojnë një numër të madh legjislaturash në postin e tyre, në ndryshim nga deputetët, tani janë pajtuar me Presidentin, mbi të gjitha sepse ka përfunduar opozita e brendshme e Lindsey Graham dhe Rand Paul, dy që kishin aspiruar për kandidaturën presidenciale në 2016.
Raporti i ri është testuar edhe nga aftësia e treguar prej Trump për të bindur Susan Collins, senatore e Maine, që më parë ishte shprehur kundër tekstit të reformës së taksave. Pranojnë se Presidenti është demonstruar më shumë se i dyfishtë nga sa besohej, edhe pse përdorimi i vazhdueshëm i tweet-eve për të anashkaluar trupat e ndërmjetëm dhe sulmuar gënjeshtrat e shtypit shumë njerëzve ju duket i papërshtatshëm, lidhur me këtë pikë kanë hequr dorë dhe janë dorëzuar.
Por ndoshta prova më e dukshme është se betejën me Partinë Republikane, Donald Trump më së fundi po nis ta fitojë nga National Review, emri kryesor i neoconëve, revista e familjes Kristol, atyre të “Never Trump”, të kuptohemi, që në numrin e radhës boton një artikull me titullin “Give Trump Credit Where It’s Due”, Jepini Trump hakun që meriton. Rich Lowry shkruan se është e vështirë të imagjinohet që një President tradicional mund të kishte bërë më mirë, përveçse të mos arrinte edhe të siguronte abrogimin e Obamacare, ndërmarrje vërtet e vështirë, duke parë brishtësinë numerike e mazhorancës në Senat””. Profesori Steven F. Hayward i Berkeley University, një prej konservatorëve të rreshtuar vitin e kaluar në mënyrë të egër kundër Trump, shkruan në një editorial për “Los Angeles Times”: “Në njohjen e sukseseve të arritura nga Trump, le të mos hutohemi shumë nga sjellja e tij jokonvencionale. Ky njeri dukshëm kaq i çorientuar ideologjikisht ka ngritur në këmbë një administratë më konservatore se ajo e Ronald Reagan”.
Ndërsa Kongresi i kontrolluar nga partia e tij adoptuese mbetet i bllokuar, Trump anulon rregullime dhe një numër të konsiderueshëm të vendimeve më kontradiktore të Obamës, përfshi strukturën e brendshme të Obamacare dhe Planin për Mjedisin. Axhustimi i politikës së jashtme duket gjithnjë e më shumë i qëndrueshëm dhe i rrënjosur, emërimet e gjykatësve janë jashtëzakonisht konservatore. E pakonceptueshme të besohet se kushdo prej kandidatëve të tjerë republikanë të 2016 do të mund të qeverisnin në mënyrë kaq kurajoze””.
Mbetet e paprekur situata katastrofike e raportit me mediat fuqimisht liberale dhe demokratët fuqimisht konfuzë. Të parët nuk mund dhe nuk kërkojnë që të kthehen prapa nga fushata e egër e së kaluarës, por edhe kur, duke ju dorëzuar instinkteve më të mira, botojnë skupe që dokumentojnë kalbësirën e FBI-së, në klanin Clinton dhe atë Obama, domethënë komplotin kundër Presidentit që mban emrin arbitrar “Russiagate”, dhe të nesërmen e kundërthonë, shtiren sikur është e vërtetë krejt e kundërta e asaj që sapo kanë shkruar.
E dyta është një parti në krizë të thellë, e masakruar midis qendrës të moderuar që ka rezultuar lehtësisht të korruptuar, përtej çdo limiti të durueshëm fiziologjik, dhe një të majte ekstremiste që humbet hapësirë çdo ditë.
Midis armiqve të betuar të vitit të parë të presidencës Donald Trump duket se është edhe një Bashkim Europian që duket gjithnjë e më shumë si një anije pa busull në furtunë dhe që i dërgon proklamim proteste Amerikës se pse ul taksat, sikur kjo të mos ishte një ndërhyrje e pavend, apo dënimin se pse ka thënë atë që prej 50 vitesh është realiteti, domethënë që Jeruzalemi është qyteti i tri besimeve fetare dhe kryeqyteti i Izraelit, që mundëson jetën dhe lirinë e tyre.
Le të themi se, Trump nuk duket se vret mendjen shumë teksa, pasi është firmosur ligji i ri fiskal, niset drejt Floridas për pushimet e fundvitit, i shoqëruar nga bashkëshortja që ka rezultuar një First Lady perfekte dhe gjithnjë e më popullore, si dhe nga një bilanc për t’u pasur zili. Me pak fjalë, “The President is on a roll”, Presidenti po shkon për mrekulli.

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Artikulli paraprakKosovë, Lëvizja Vetëvendosje në udhëkryq
Artikulli tjetërA ekziston butoni bërthamor?