Bie numri i viktimave nga Covid-19 në Itali

Në Itali numri i viktimave fatmirësisht ka rënë gjatë 24 orëve të fundit.

Autoritetet Italiane bëjnë me dije se janë shënuar 542 viktima nga koronavirusi, duke e çuar në 17669 numrin e përgjithsëm të të vdekurve.

Emergjencat Civile, bëhet konfirmojnë se në 24 orët e fundit janë shënuar 3836 raste të reja me koronavirus, duke bërë që Italia të numërojë mbi 139 mijë të infektuar.

Ndërkohë kjo e mërkurë ka shënuar një rekord të numrit të pacientëve të shëruar nga koronavirusi në Itali, janë 2099 pacientë të shëruar gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa vihet re rritje e numrit të të infektuarve në 3.836 ndërsa një ditë më parë ishte 3039

Artikulli paraprakGrupi Eurosig-Insig dhe UBA Bank, ndihma për 12 mijë familje në gjithë vendin
Artikulli tjetërMjeku i Infektivit flet për problemin tjetër të pacientëve me Covid-19…