Beteja sapo ka filluar …kundër SPAK

Foltorja dhe udhëheqësi i saj Berisha kanë mbyllur çdo shpresë që ai të mbajë të paktën një përgjegjësi sinjifikative për rezultatin më të keq historik të Sali Berishës dhe emrit të tij. i turpëruar nga Tropoja në Gjirokastër, i poshtëruar nga Shkodra në Sarandë dhe nga Kukësi në Korçë ai ka vendosur që të përsërisë “vjedhjen e votës”. Ndjekësit e tij e dinë shumë mirë që asnjë gjë e tillë nuk është e vërtetë pasi humbja është aq katastrofike saqë as Memaliaj dhe as Kavaja nuk ia shpëtojnë dot faqen e zezë së demokracisë shqiptare.

Kjo verbëri ndaj Berishës nuk është diçka e re, ka qenë më herët edhe ndaj Bashës me urdhër të Berishës. Kjo është për të treguar që Sali Berisha kurrë nuk i ka kërkuar Bashës dorëheqje në 2017, asn ë 2015 dhe as në 2021. Në të kundërt ai ka urdhëruar të gjithë njerëzit e tij që sot thërrasin “Parti-Sali jami gati kurdoherë” që të dilnin krah Bashës. Pse? Ngaqë atëherë funksiononte skema dhe Berisha nuk i kishte problem humbjet për aq kohë sa nuk i prekej pozicioni dhe për aq kohë sa Partia Demokratike shndërrohej në një fortesë për familjen e tij.

Ditën e parë që Basha mendoi për Partinë Demokratike dhe padyshim për veten e tij, atëherë Sali Berisha vendosi ta sulmojë atë me gjithë ata njerëz që deri në 9 shtator 2021 i qëndruan Bashës në krah dhe e thërrisnin “O Lulzim o hero, gjithë Shqipëria ty të do!” Të njëjtët sot kanë nisur statuset në Facebook për të mbrojtur Sali Berishën nën moton se beteja e vërtetë me Edi Ramën sapo ka filluar.

Deputetët që janë me Berishën dhe që më parë sfidonin dhe Bashën për të qenë kryetar sot janë zhdukur nga skena. Nuk është habi pasi ata në llogarinë e fundit që kryen përpara rreshtimit përdorën metaforën “Berisha ka shumicën” me këtë ata e dinin që e kishin fjalën për shumicën e të marrëve që të vrasin për Berishën dhe me të cilët sot bashkëjetojnë.

Në ditë si këto, këta të marrë që janë pas Berishës po i shohin me vëmendje gjithë lëvizjet që po bëjnë këta deputetë. Ata po analizojnë dhe po përgjojnë në kafenetë e Tiranës dhe jo vetëm gjithë fjalët që fliten për Berishën nga këta deputetë. Shumë prej këtyre të marrëve nga tarafi fisnor po shkojnë në kafe edhe duke provokuar njerëzit për të kuptuar se ku është pozicionimi i tyre.

Mirëpo sot, situata është kritike për Berishën sepse ai nuk ka marrë një votëbesim për të negociuar nesër me SPAK për hallet e tij personale. Doktor Berishën nuk e shqetësojnë dhe aq zërat për largimin e tij pasi ai i shpërfill dhe nëse kjo nuk funksionon do të përdorë dhunën për t’i bindur. Ai mendon se si mund të përdorë këtë parti të capërluar dhe pa asnjë frymë dhe besim përballë Ambasadës Amerikane dhe SPAK që nëse nis të godasë atëherë do duhet të marrë përgjigjen.

Gjithë shkrimet e gjata të mbushura me ujëra nuk i shërbejnë Berishës vetëm se për të fituar kohën pasi plani i tij nuk është as për Partinë Demokratike por për të shpëtuar veten e tij nga SPAK. Kjo skemë është e vështirë për t’u realizuar nëse PD është kaq e pafrymëzuar pasi gjeneralët e Berishës nëse dalin në ballë të luftës kundër SPAK do të thotë që do hapin një tjetër dosje të madhe për vetet e tyre.

Kur Berisha thërret se ai po “lufton për votën e lirë” në fakt e ka për të nënkuptuar që po lufton “kundër SPAK

Artikulli paraprakIu tregoj pse humbi Opozita! – nga Indrit Vokshi
Artikulli tjetërEnkelejd Alibeaj largohet nga drejtimi i PD dhe i grupit parlamentar. Nesër mblidhet kryesia