“Beteja me flakadanë në Kuvend, false”, Indrit Sefa: Marrëveshja PS-Rithemelim për komisionet hetimore ishte pazar

Sekretari për çështjet ligjore në PD, Indrit Sefa ka deklaruar se letra e dërguar nga Gjekmarkaj për Gjykatën e Apelit në lidhje me çështjen e “vulës”, vlerësohet për sa kohë që kërkon çuarjen përpara të procedurave që i japin fund ngërçit.

“E falënderoj që ka bërë një kërkesë për vënien në lëvizje të gjërave. E mbështesim për t’i dhënë fund ngërçit institucional. Çdo kërkesë e tillë është pozitive”, tha ai.

I ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, Sefa foli edhe në lidhje me marrëveshjen mes mazhorancës dhe opozitës.

Ai u shpreh se ajo nuk është një marrëveshje por një Pazar për sa kohë që u krye rrudhja e kërkesave të fillimit, ndërsa betejën në Kuvend të opozitës, ai e quajti një betejë false.

Beteja e bërë me flakadanë e tymues rezultoi një betejë false. Në preludin e pazarin aktorët betoheshin se nuk do ët kishte ndryshim të kërkesës për komisionet hetimore. Nga katër objektet për komisionin e Shëndetësores, u rrudhën në dy. Kjo tregon që ishte Pazar”, tha ai.

Artikulli paraprakKursi i këmbimit Euro-Lek “kërcen” brenda një dite në nivelin më të lartë të vitit 2024! Çfarë e shkaktoi rritjen e fortë të monedhës europiane
Artikulli tjetërGjenevë, OBSH: Bullizmi kibernetik prek një në gjashtë nxënës shkolle