Berisha tregon kush urdhëroi vrasjen e Azemit, Fatos Klosi u fsheh në Himarë, Haklajt organizatë terroriste shtetërore

Ish-Kryeministri Berisha ka denoncuar në një intervistë në “Opinion” se urdhrin për vrasjen e Azem Hajdarit e kanë dhënë strukturat shtetërore, ndërsa banda e Haklajve ishte një organizatë terroriste shtetërore. Berisha u shpreh se Azemin e nxori në kurth Fatos Klosi. Berisha ka kujtuar se vetëm një ditë pas atentatit dhe vrasjes së Azemit, fatos Klosi u fsheh në Himarë.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur në emisionin “Opinion” në lidhje me vrasjen e liderit të lëvizjes studentore, Azem Hajdari. Berisha ka rrëfyer detaje në lidhje me ngjarjet që kishin ndodhur para se Haajdari të ekzekutohej pranë selisë së Partisë Demokratike.

Ish-kryeministri thotë se Hajdari nuk kishte asgjë personale me bandën e Haklajve, ndërsa thekson se ai u vra nga shtetit. Po ashtu, Berisha ka rrëfyer dhe këshillat që i ka dhënë Hajdarit para se të ekzekutohej. Ai i ka kërkuar Hajdarit që të largohej për 6 muaj diku deri sa situatat qetësohej dhe në këtë mënyrë do të shmangte përplasjet me Haklajt.

Ju kishin vënë në dijeni se do e vrisnin Azem Hajdarin?

Sigurisht, Azemi nuk kishte asnjë problem personale me bandën e Haklajve. Ai shkoi në Tropojë i dhanë 140 plumba, në qershor. Erdhën afër degës së punëve të brendshme i zunë pusi, iu shpëtojë. Ky ishte një urdhër politikë për të asgjësuar Azemin. Unë i kam thënë Azem mirë është të zhdukesh 6 muaj diku.

Ka dy mënyra ose të fshihet ose të qëllosh, por kjo nuk ishte rruga jonë. Azemit i kishin dalë në pritë edhe tek shtëpia, ata ishin vrasësit e shtetit. Azem Hajdari kërkohej të vritej nga shteti. Janë përpjekur ta paraqesin si një sherrnaj, por Azem Hajdarit, familja e tij, rrethi i tij, nuk kanë pasur kurrë, gjer ditën kur është vrarë, as edhe një sherr më të vogël me bandën kriminale të Haklajt.

Azem Hajdari ka qëlluar politikisht kundër terrorit e vrasjeve, që kjo bandë kryente në Tropojë më shumë se cdo luftë. Sigurisht që Azemi më kishte vënë në dijeni se donin ta vrisnin. Shteti kërkonte ta vriste përmes këtyre. Më kishte thënë, ai shkoi në Tropojë dhe i dhanë 140 plumba makinës së tij. I zunë pusi, por shpëtoi për mrekulli. Kishte një urdhër politik për ta asgjësuar Azem Hajdarin, për shkak të asaj që kishte bërë sistemi”.

Vrasja e Azem Hajdarit është kthyer sërish në vëmendje 22 vite pas ngjarjes që i mori jetën eksponentit të lëvizjes së Dhjetorit teksa dilte nga selia e Partisë Demokratike. I pyetur në studion e emisionit “Opinion”, ish-kryeministri Sali Berisha tha se në pritë Azem Hajdarin e nxori Fatos Klosi.

Më tej Berisha tregoi se në zyrën e tij, pak pas vrasjes kishte mbërritur një simpatizant i partisë, i cili ishte ndjerë fajtor për ngjarjen. Kjo sepse ai kishte sinjalizuar Hajdarin për një makinë të dyshimtë, që qëndronte pranë selisë së PD-së.

Fevziu: Kush e nxori në pritë Azem Hajdarin?
Berisha: Në pritë po të më pyesësh mua, e nxori Fatos Klosi.

Fevziu: Kush ishte personi që i ngjalli besim dhe e bëri të bënte 100 metra në këmbë, ndërkohë që Azem Hajdari dihej që ruhej dhe ishte i kujdesshëm.

Berisha: Në deklaratën time është thënë personi që më erdhi në zyrë dhe më tha: Unë e vrava Azem Hajdarin, sepse kështu më ndodhi. Më tha që i kishin thënë t’i thoshte Azemit se aty është një makinë. Ai ishte i tronditur. Ky ishte një militant i partisë demokratike. Ai nuk ishte lidhje. Kishte një radio të shërbimit informativ në makinën nga e cila u qëllua. Pse doli Azemi? Jam shumë dakord që ai ishte i kujdeshëhm. Ai mendoi çfarë mund të ishte kjo makinë. Ai mund të nxirrte bodiguardët. Bëri një vlerësim të gabuar.

Fevziu: A mund të ketë një kurth nga persona brenda PD?

Absolutisht jo. Nëse merret kurth ky, që tjetri i tha se jashtë ka një makinë…

Artikulli paraprakFMN jep shifrën dramatike: Borxhi publik mbi 80%, të ndalen koncesionet, të shqetësuar për Korporatën Shqiptare të Investimeve
Artikulli tjetërKëta janë 39 kandidatët për deputetë të PD në Qarkun e Shkodrës, nesër votimi