Berisha: Thirreni Ramën të vijë në Kuvend, është dita e gjykimit të tij!

Ish-Kryeministri Berisha ka kërkuar me forcë, praninë e kryeministrit Rama në seancën parlamentare ku po shqyrtohet projektligji i propozuar nga opozita për Vetingun në politikë.
Berisha tha, thuajini atij të vijë aty, se sytë e kombit janë të drejtuara tek ato karrige.
“Përfaqësuesit më të zinj të krimit janë zhdukur dhe duan të mbulohen me thinjat e Pandeli Majkos?! Thojini atij të vijë aty, se sytë e kombit janë të drejtuara tek ato karrige, te balozët e krimit, që po e zhbëjnë Shqipërinë. Ndaj ndërpreje seancën dhe të vijnë. Është dita e gjykimit të tyre.
Zonjë, qëndroni në lartësinë e detyrës. Vërjani një maskë Pandeliut aty në çdo karrige dhe të shohim si duket. Është kështu apo jo?!, u shpreh Berisha.

Ulsi, fjalimin ta ka përgatitur Ymer Lala
Berisha ka hedhur akuza ndaj disa deputetëve të PS. Ai thotë se ata disa janë shtylla të krimit dhe disa janë skllav të krimit.
“Ulsi, fjalimin ta ka përgatitur Ymer Lala. Pse ta ka përgatitur fjalën Ymeri? Sepse të kapi për zverrku dhe të nxori nga gara në Dibër. Edhe ato interpretimi që janë për ty janë interpretimet e skllavit. Sepse jo të gjithë jeni shtylla e krimit, ka edhe skllavë të krimit.
Ulsi, gjithçka the ti ishte mashtrim me Venecian, sepse është e shkruar e zezë mbi të bardhë, vetingu është legjitim.
Ndaj secili prej jush….Gjylameti edhe ti je ndrikull, mos do të na lexosh fjalimin e Klodiana Shullazit. Ju jeni ose shtylla të krimit ose skllevër të krimit”, tha Berisha.

Artikulli paraprakRama nis sulmin ndaj studentëve, 4 arrestohen, dy dhunohen në komisariat, policia i merr telefonin me filmime gazetarit
Artikulli tjetërKryemadhi: Pse Rama erdhi me antiplumb dje në Parlament?!