Berisha: S’besoj më asnjë politikë të ndjekur nga Rama, mbyllja e universiteteve ishte akt armiqësor

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin ‘’Kjo Javë’’ të Nisida Tufës në News24 deklaron se nuk i beson më asnjë politike të ndjekur nga Rama për situatën e pandemisë.

Berisha është pyetur nëse do ishte pro apo kundër një Lock-Doën, por ai thotë se edhe mbyllja e universiteteve ishte një akt urrejtje dhe armiqësor nga kryeministri.
 

Ai shton se Rama nuk është më i besueshëm për çfarë flet apo merr vendime lidhur me situatën.

”Nuk mund të besoj asnjë politikë të ndjekur nga Rama, i cili në akt të parë armiqësor mbyll universitetet. Po të jetë puna për kolektivitet, më shumë janë gjimnazet sesa universitetet. U ndëshkuan prej urretjejs së tij prej demonstratave që bënë. Këtij nuk i besohet asnjë masë. Nxori tanket si askush në botë. U tha shqiptarëve s’duhet maska, mos blini maska. Asnjë masë të këtij njeriu.

Sigurisht, ishte kundërshtar kryesor i maskës. Sa kushtoi kjo? Teste jo, maska jo, ilaçe jo. Atëhere më thuaj çfarë kontrolli. Higjienë katastrofale tek Nënë Tereza. I ka shpartalluar COVID-19”, tha Berisha.

Berisha ka akuzuar qeverinë se nuk po bën sa duhet për të përballua situatën ndaj COVID-19 si dhe ka denoncuar se falsifikon, trillon dhe vjedh.

Berisha thotë se në rast se sot do ishin bërë 5 mijë testime dhe shifrat do ishin transparente, atëhere Shqipëria vetëm në 24 orët e fundit do kishte 2000 raste dhe 16 viktima.

Ai ndërkohë thotë se janë 250 milionë euro që partnerët ia kanë dhënë Shqipërisë, por që kanë avulluar në xhepat e qeveritarëve.

”Situata është jashtë kontrollit, ecuri natyrore e sëmundjes. Shqipëria është vendi që ka menaxhuar COVID-19 bazuar në falsitete, trillime dhe vjedhje.

Shqipëria është vendi i vetëm në botë ku shifrat, po marrim ditën e sotme, shohim që janë 30 herë më të larta se mesatarja e muajve të parë. Në fakt, as ato as këto pasi bëhet vetëm një test për katër  vetë. Dhe në turpin më të madh ka një pozitivitet 30-40%.

Ka mungesë të madhe të organizimit të kujdesit shëndetësor, ilaçe, të sëmurë që vdesin në dyert e spitaleve, vetëvriten në spitale e shtëpi.

Nuk është kjo një lojë, as nuk është horror. Kufomat që paraqiste Rama, por është sëmundje serioze pasi do trajtim serioz.

Thatë që janë rreth 495 raste sot, nëse do bëheshin 5000 teste, sa ç’duhet minimumi të bëjë Shqipëria, sot do kishim të paktën 2000 të infektuar.

Sot të garantoj që janë të paktën 16 viktima, jo 8. Gjithçka është jashtë kontrollit. Imagjino një moment. Sot në shtëpi ke 3 mijë shqiptarë që mjekohen. S’kanë asnjë përkrahje nga shteti, paguajnë çdo analizë, ilaç e infermier, çdo litër oksigjen. Ka një katastrofë të krijuar nga vjedhje e fondeve. E dini që partnerët kanë dhënë 250 milionë euro për COVID-19, të gjitha të avulluara në xhepat e qeveritarëve. Si ai rreshteri që vidhte të vdekurit në fushën e Vaterlosë. Dhe përpiqet ky të fajësojë qytetarët, e kanë fajin se ai urdhëron falsifikimin e të vdekurve, vdesin shqiptarët në dyert e spitaleve”, tha Berisha.

Artikulli paraprakBerisha i përgjigjet Ramës: Mos fut hundët në punët e Kosovës…!
Artikulli tjetër“Nuk do kesh kohë as të pendohesh”, Meta i përgjigjet Ramës