Berisha rrëfen për vizitën e çuditshme të Ramës në Londër: Ja çfarë i kërkoi zyrtarit britanik

Ish-Kryeministri Berisha tregoi për një takim që kryeministri Edi Rama ka zhvilluar në vitin 2013 me një zyrtar britanik dhe çfarë i ka kërkuar kreu i qeverisë.

Gjatë intervistës së tij për “Çim Peka LIVE”, Berisha tha se, në dhjetor të vitit 2013, Rama bëri “një vizitë të çuditshme” në Londër.

“Nuk kërkoi takim as me kryeministrin, as me ministrin e Jashtëm, por me Orin Xheknes, Drejtorin e Foreing Office”, tha Berisha, teksa shtoi se, Rama i kërkoi të ishte i vetëm në takim, pa u shoqëruar nga ambasadori.

Sipas Berishës, Rama i kërkoi Xhekings që të shtyhej miratimi i statusit kandidat të Shqipërisë në BE.

 “Mundësisht, statusin mos ma miratoni tani se duket se e kam nga qeveria tjetër”, i tha Rama zyrtarit Britanik, sipas Berishës.

“Rama i tillë ka qenë”, shtoi ish-kryeministri.

Shqipëria e ka marrë statusin e vendit kandidat në qershor 2014.

Duke komentuar deklaratat e eurodeputetëve në komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian këtë të Hënë, ku kritikat ndaj qeverisë së Shqipërisë ishin të shumta, Berisha u shpreh se “Rama ka vetëm një rrugë, për të shmangur një përplasje, të japë dorëheqjen”.

 

Artikulli paraprakDeklaratat e sotme në PE/ Berisha: Rama ka vetëm një rrugë! Të japë dorëheqjen për të shmangur një përplasje
Artikulli tjetërBerisha: Thaçi është peng i Vuçiç! John Bolton kundërshtar i Kosovës dhe i pavarësisë së saj, Bush e largoi nga detyra