Berisha-Ramës: Edhe në vrimën e miut të futesh nuk do të shpëtosh

Ish-Kryeministri Berisha ka paralajmëruar Ramën se ai do të ketë fatin e një diktatori. “Edhe në vrimën e miut të futet nuk do të shpëtojë”, tha Berisha. Ish-Kryeministri deklaroi se sonte Tirana është bërë kryeqendra e protestave në Ballkan dhe Europë.

Në protestën e opozitës që vijon prej orës 18-00, ka dhënë një deklaratë dhe ish kryeministri Sali Berisha. Ai është shprehur: “Kjo protestë do të përmbysë Edvin Zografin e dytë. Forcë në botë që ta shpëtojë atë nga ky vrull i fuqishëm nuk ka dhe nuk do të ketë.

Le të shkojë në shkretëtirat e largëta të Azisë dhe të Afrikës, por ai në këtë vend i ka kohërat e numëruara. Protesta siç e sheh ti ka një vrull të madh në rritje. Sot Tirana është kryeqyteti i botës për protestën.

Sot protesta botërore ka për kryeqytet Tiranën. Ata fat që pësoi diktatori dhe junta, atë fat do të pësojë Edi Rama në Tiranë. Rama të jetë i bindur që edhe në vrimën e miut të shkojë nuk do të mund të shpëtojë nga ky cunam. Një herë ia mbath në shkretëtira, një herë në tunelet e Skraparit”, ka deklaruar ai.

Ish-lideri i PD-së Sali Berisha, e ka paralajmëruar kryeministrin Rama duke i thënë se vrulli i protestës do ta marrë përpara edhe nëse futet në vrimë të miut. Në Shqipëri vijon Berisha, Rama i ka ditët e numëruara.

“Një gjë është e sigurt, kjo protestë do përmbysë Edvin zografin e dytë. Forcë në Botë që e shpëton nga ky vrull i fuqishëm nuk ka dhe nuk do të ketë. Le të shkojë në shkretinat më të largëta të Azisë, por në këtë vend i ka ditët e numëruara. Unë sot jam protestues. Protesta ka një vrull të madh në rritje, sot Tirana është kryeqyteti i botës për protestën.

Atë fat që pësoi diktatori dhe junta atë fat do pësojë Rama. Deputetët që lanë mandatet dhe qytetarët që po i mbështesin e shndërruan në çështje botërore protestën. Kurrë s’ka pasur kaq shumë mbështetje një lëvizje anti shtet. Edhe në vrimën e miut të shkojë nuk do mund të shpëtojë nga ky cunam.

Një herë në shkretira pastaj në tunele mbatharak si ai s’ka, është i pashpresë. Policët e thjeshtë do t’i kthejnë bërrylin shumë shpejt”,- tha Berisha nga protesta para Parlamentit.

Artikulli paraprakZëri i Amerikës me foton madhështore të protestës: Policia sulmon me gaz protestuesit
Artikulli tjetër15 protestues të plagosur rëndë nga dhuna policore