Berisha: Rama u largua nga kandidimi në Durrës për shkak të Bashës, nuk e morën përsipër as…

Ish-Kryeministri Berisha ka zbuluar arsyen se përse Rama është tërhequr nga kandidimi në qytetin e Durrësit. “Rama është larguar nga Durrësi për shkak se mësoi se atje do të kishte përballë Bashën.

U takua edhe me Ter Kokën dhe Indrit Doklen dhe ata nuk e morën përsipër dhe i thanë se je i fundosur”, tha Berisha. Ish-Kryeministri tha se Rama po kërkon të grabisë zgjedhjet përmes ndryshimeve kushteteuese.

Ish-kryeministri Sali Berisha në emisionin “Zonë e Lirë” se qeveria shqiptare është treguar jo-serioze në negociatat me Greqinë për çështjen e kufirit detar. Sipas Berishës, Rama negocioi 2 vjet me grekët dhe në fund u tha se duhet të zbatonte vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Kam firmosur një marrëveshje me Greqinë, i kam qëndruar dhe i qëndroj asaj. Sot lexova Micotaqis që ka folur për t’ju drejtuar gjykatës. S’ka diskutim që Turqia është kundër. Bakojanis ia tha në sy Ramës. Unë e kam thënë që në fillim këtë. Po të isha kryeministër çështja e detit nuk do të ekzistonte. 2 qeveri njëra pas tjetrës në Greqi pranuan të shkojnë në gjykatë dhe pastaj erdhi Edi Rama në pushtet dhe nuk donte të shkonte në gjykatë.

Gjykata diktonte metodën e marrëveshjes. Një gjë e paprecedentë. Unë jam dhe kam qenë kundër vendimit të Gjykatës Kushtetuese që ka qenë një vendim i diktuar. Rama erdhi te Gjykata Ndërkombëtare pasi negocioi 2 vjet me Greqinë. Ditmir Bushati dhe Kocias kanë negociuar një marrëveshje të re. Në mënyrë jo serioze pasi negociuan 2 vjet i thanë palës greke se ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Pala greke u tha që jeni jo seriozë dhe më pas Kocias nxori tezën e 12 miljeve. Në atë kohë Greqia qëndronte në 6 milje.

Rama u bë synet politikisht në Topkapi (pallatin e Sulltanit në Stamboll). Të bëhesh vasal i politikave otomane është cenim i interesave kombëtare” – tha Berisha.

Artikulli paraprakGrida Duma publikon videon me gënjeshtrat e Ramës: 8 vjet vetëm 3D, asnjë projekt i mbaruar
Artikulli tjetërBerisha i prerë: Rama me 25 prill thyen qafën, s’do dijë ku të fusë kokën, do bëhen pluhur…