Berisha publikon Videon: Rezistencë qytetare ndaj Policisë pa numër identifikimi: Mbi ç’vendim më…

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video ku shikohet se si një qytetar ia ka bërë rezistencë policisë pa numër identifikimi. Qytetari u është drejtuar policëve: Mbi ç’vendim më ngrini nga lokali?!

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Artisti qytetar i tregon vendin narkobanditit me uniforme pa ligj, pa numer, pa identitet! Mosbindja civile triumfon mbi narkobanditet e Skizofrenit Sadist! Nderim! sb

Ditën e dielë, më 24 maj, Policia e Shtetit ka hasur në rezistencën qytetare për të boshatisur baret e kafenetë, pasi ata, në shumë raste kanë refuzuar t’i binden një urdhri të pashkruar dhe të mbështetur në asnjë ligj.

Në videon e mëposhtme dëgjohet debati gjakftohtë dhe bindës, i një qytetari që e ka kapur patrullën e policisë më shkelje: Pa numër identifikimi në uniformë, pa një vendim në dorë, tek i kërkon të dalë nga lokali.

Në video, qytetari i kërkon me qetësi, policëve: Po cili është ligji dhe VKM-ja që vini ju, pa numër identifikimi, të më ngrini mua nga tavolina?! Ku është VKM-ja? Cili nen i Aktit Normativ thotë se në datën 24 maj nuk duhet të rrini në lokal?! Nuk është “shoë”, është e drejta ime të rri ku të dua. Ju na nxirrni VKM-në ose ligjin, ku e bazoni?! Me urdhër “Facebook”-u nga Kryeministri ne nuk bindemi! Ti je Policia e Shtetit dhe nuk ke urdhër identifikimi! – insistoi qytetari deri në fund.

Artisti qytetar i tregon vendin narkobanditit me uniforme pa ligj, pa numer, pa identitet! Mosbindja civile triumfon mbi narkobanditet e Skizofrenit Sadist! Nderim! sb

Gepostet von Sali Berisha am Montag, 25. Mai 2020

Artikulli paraprak“As Italia e Greqia s’i kanë hapur”! Si gënjen i Sëmuri për të mbajtur mbyllur plazhet! Ja faktet…
Artikulli tjetër6 raste të reja me Covid-19, kush janë dy bashkitë e prekura