Berisha publikon Videon: Kur i duheshin votat Ramës shtëpitë nuk u prishën, tani i duhen paratë e drogës, i rrafshon

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot, më zë dhe figurë, një nga premtimet më të forta të fushatës elektorale të Edi Ramës: Përfundimin e procesit të legalizimit dhe frazën e famshme të kryeministrit, “shtëpitë nuk prishen”.
“Dyfytyrësia është pafytyrësi! – e ka komentuar Berisha këtë video, ku dëgjohet qartësisht zëri i Ramës tek thotë, “shtëpitë nuk prishen” dhe shton: – Kur i duheshin votat, Kallam Dështakut, “shtëpitë nuk prishen”. Tani i duhen paratë e drogës, rrafshohen mbarë!” përfundon ai.
Në videon e mëposhtme, shfaqet Rama, duke folur me banorë të palegalizuar në Unazën e Re Tiranë, ku shprehimisht thotë: “Kjo çështje është njësoj si gjithë të tjerat. Ne e kemi marrë angazhimin, të bëjmë një proces serioz, ta mbyllim këtë histori, se nuk është vetëm puna e legalizimit në kuptimin që të mos prishen shtëpitë. Se shtëpitë nuk prishen, gjithsesi. Puna është se ato janë kapitale të vdekura, se janë investime të bëra me kursime me gjak!”

Dyfytyresia eshte pafytyresi!Kur i duheshin votat Kallam Deshtakut shtepite nuk prishen. Tani i duhen parate e droges rrafshohen mbare! sb

Gepostet von Sali Berisha am Montag, 19. November 2018

Artikulli paraprakKëshilli i Emërimeve në Drejtësi, Arta Marku e para nga Prokuroria
Artikulli tjetërVeliaj nis prerjen e pemëve tek Unaza e Re, banorët ngihen në revoltë, inspektorët e AP në vendgjarje