Berisha publikon videon/ Biznesmeni: Sapo likujduam taksat, na vendosën traun te Zogu i Zi dhe na bllokuan!

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar një video ku shikohet se si Bashkia e Tiranës ka paralizuar bizneset që operojnë në të dy krahët e Rrugës së Durrësit në Tiranë.

Një biznesmen i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit ku shkruan se,  krizën na e ka shkaktuar bashkia e Tiranës, e cila po kryen punime të thella në rrugë dhe e ka bllokuar atë.

“Shikoni videon dhe lexoni mesazhin se si i shkatërrojnë bizneset në mes të Tiranës,” nënvizon Berisha.

Doktor, përshëndetje. Uroj të jesh mirë me shëndet.

Kam një biznes butik në Rrugën e Durrësit në Tiranë.

Kemi mbi dy javë që jemi në këtë gjendje siç e shikon në videon që ta nisa.

Sapo likuiduam taksat, na vendosën traun te Zogu i Zi dhe na bllokuan. Punojnë dy punëtorë, një nga dy orë në ditë.

Do të kërkoj ndjesë për shqetësimin, njëkohësisht të lutem pasqyroje se jemi në pikë të hallit. Ju lutem!

Shikoni videon dhe lexoni mesazhin se si i shkaterrojne bizneset ne mes te Tiranes. sbDoktorr pershendfetje uroj te jesh mire me shendet Kam nje biznes butik ne rrugen e durresit ne tirane kemi mbi dy jave qe jemi ne kete gjendje sic e shikon ne vidio qe ta nisa Sapo likujduam taksat ne vendosen traun ke zogu i zi dhe na bllokuan punojne dy puntore nje nga dy ore ne dite do te kerkoje ndjese per shqetsimin njehkosishte te lutem pasqyroje se jemi ne pike te hallit ju lutem

Gepostet von Sali Berisha am Dienstag, 11. August 2020

Artikulli paraprakA është ECMO pajisja e fundit e “mrekullive” në mjekësinë moderne!
Artikulli tjetërBerisha: Gjendje alarmante e Covid-19 në Shqipëri, Edvin Hajduti bronzohet në Dhërmi!