Berisha për herë të parë në SPAK, qytetari del me pankartë, “Rroftë Amerika”, simpatizantja e gris!

Ndërsa Sali Berisha ishte brenda në SPAK duke dhënë llogari për korrupsionin në aferën Partizani, një pankartë me mesazh kundër ish-kryeministrit është shfaqur jashtë ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.

‘Rroftë Amerika’ shkruhej në pankartën e qytetarit Sokol Sylisufaj, i cili nga makina bëri edhe thirrje për Altin Dumanin.

Altin Dumani nuk mundet me hy në tokë korrupsioni. Rroftë Amerika e dini ju. Rroftë Altin Dumani që ju sjell këtu, rroftë Amerika. Vetëm Amerika ju bie në dyer të SPAK-ut e Yuri Kim”, tha ai. Por menjëherë pas kësaj ndërhyn një simpatizanete e Berishës, e cila  e gris parrullën: Rroftë Amerika!

Ndonëse në arrest shtëpie, dhe i ndaluar të flasë me këdo tjetër përvec se bashkëjetuesve, Berisha theu masën e sigurisë menjëherë pasi doli nga Prokuroria e Posaçme, duke u ndalur të flasë para mediave, ndërsa sulmoi SPAK. I pyetur për këtë shkelje të masës, Berisha,tha se nuk do të pyes për vendimet staliniste kundër fjalës së lirë.

Artikulli paraprakBasha takohet me Konjufcën në KiE: PD do jetë krah Kosovës
Artikulli tjetër“Vijojmë përpjekjet për të parandaluar tensionet”, komandanti i KFOR-it për situatën në Kosovë: Jemi të gatshëm t’i përgjigjemi çfarëdo kërcënimi