Berisha: Në tunelet dhe bunkerët e Skraparit ruhen 700 tonë drogë

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar pas sekuestrimit të rreth 6 ton drogë në një magazinë në Skrapar, ku u zbulua edhe laboratori i përpunimit të kanabisit. Në një postim në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan se, në tunelet dhe bunkerët e Skraparit ruhen rreth 700 tonë drogë! Fabrika e drogës që u zbulua nga Prokuroria ishte ngritur në magazinë shtetërore!
Të dashur miq, Prokuroria e Krimeve të Rënda zbuloi mbrëmë në një magazinë shtetërore një fabrikë droge të qeveritarëve dhe klaneve të tyre si dhe 5 tonelata drogë sjell aty për përpunim. Të dhëna jo zyrtare njoftojnë se në tunelet, bunkerët e ushtrisë, magazinat e panumërta shtetërore vlerësohet se janë të depozituara mbi 700 tonela droge.
Njëlloj si në rastin e Përmetit para një jave, policia arriti të njoftojë trafikantët para se ajo të arrinte tek fabrika. Sipas informacioneve, një pjesë e drogës u tërhoq nga magazina nga trafikantët e saj!”, shkruan Berisha në Facebook, duke publikuar edhe foton e magazinës ku ishte ngritur fabrika e drogës.
Mijëra ton kanabis janë depozituar nga policia në tunelet e ushtrisë dhe Rezervat e Shtetit për t’u trafikuar jashtë shtetit. Policia e ka depozituar drogën në tunelet e ushtrisë për ta trafikuar çdo natë nga toka, deti dhe ajri. Përditë, policia italiane dhe greke njofton për kapje skafesh dhe maunesh me drogë nga Shqipëria. Denoncimi u bë nga ish-Kryeministri Sali Berisha, i cili shkruan se, policia ka depozituar miliona rrënjë kanabis sativa në tunelet e ushtrisë dhe depot e Rezervave Shtetërore për ta trafikuar çdo natë nga toka, deti dhe ajri. Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se, mbi 10 mijë ton kanabis janë depozituar në tunelet e ushtrisë dhe Rezervat e Shtetit!
“Të dashur miq, pak ditë më parë ju njoftuam se kanabisi i 2.5 milionë rrënjëve të korrura nga policia, siç pohon ajo vetë, nuk u shkatërrua, por policia e ka depozituar atë në tunelet e ushtrisë dhe depot e Rezervave Shtetërore për ta trafikuar çdo natë nga toka, deti dhe ajri. Video e mëposhtme tregon vetëm një nga qindra tunelet e mbushura me drogë!”, shkruan Berisha.
Pas hetimeve të Prokurorisë, para një jave u gjetën dhe u sekuestruan në një tunel të ushtrisë në fshatin Reth Baz të Matit 2 ton e 55 kg kanabis. Lënda narkotike u gjet e futur në thasë në një tunel të ushtrisë dhe një konteiner në vendin e quajtur “Shullani i Vilës”.

Artikulli paraprakZenel Hoxha, “Kalorës i urdhrit të Skënderbeut”
Artikulli tjetërCili diplomat u kërkoi partive të vjedhin votat e PD-së?