Berisha në Azerbajxhan për të marrë pjesë në forumin e 6-të global

Ish-Kryeministri Berisha do të jetë këto dite në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku për të marrë pjesë në forumin e 6-të global të organizuar nga Qëndra Ndërkombëtare “Nizami Ganjavi”. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Berisha në një postim në Facebook. “Të dashur miq, këto dite do të jem në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, për të marrë pjesë në forumin e 6-të global të organizuar nga Qëndra Ndërkombëtare “Nizami Ganjavi” me temë “Rrëzimi i pengesave për krijimin e shoqërive gjithpërfshirëse”, i cili do të zhvillojë punimet në datat 15-17 mars 2018. E ku kam nderin të mbaj një fjalë në sesionin me temë “Si ndikojnë Fuqitë e Reja në çështjet globale?”
Bota e sotme është një botë plot hendeqe, duke penguar krijimin e një shoqërie me të vërtetë gjithëpërfshirëse, të çliruar nga vështirësitë ekonomike, konfliktet e dhunshme, degradimi intelektual dhe moral. Në një botë që nuk është më njëpolare, por ku një numër fuqish botërore dhe rajonale po rriten fuqishëm, balancat po ndryshojnë duke ndikuar edhe në jetën e shoqërive të vendeve të tjera.
Në këtë takim, kryetarë shtetesh aktualë dhe të mëparshëm, kryeministra, ministra dhe akademikë si dhe ekspertë të mirënjohur do të vlerësojne gjendjen aktuale të botës dhe kërcënimet më të ngutshme të sigurisë dhe paqes ndërkombëtare dhe të sugjerojë hapa konkretë për udhëheqjen e sotme për të kapërcyer këto ndarje, në formën e një deklarate.

Në forum marrin pjesë një numër shumë i lartë presonalitetesh ndërkombëtare, përfshirë Binali Yildirim Kryeministër i Turqisë, Igor Dodon President i Moldavisë, Gjorge Ivanov President i Maqedonisë, Giorgi Kvirikashvili Kryeministër I Gjeorgjisë, Mevlut Chavushoghlu Minister i Jashtëm i Turqisë, etj. Forumi do të përshëndetet me mesazhe nga Theresa May Kryeministre e Mbretërisë së Bashkuar dhe Antonio Guterres, Sekretar i Përgjithshëm i UN”, shkruan Berisha.

Artikulli paraprakMiratohet mes tensionesh ligji që e bën gjuhën shqipe zyrtare në Maqedoni
Artikulli tjetërKryemadhi shpërthen ndaj kryeprokurores së Ramës: Po përdoresh nga disa segmente brenda PS