Berisha: Lleshaj u dekretua si një i “penduar” dhe delikuent i Kushtetutës

Ish-Kryeministri Berisha, i ftuar në emisionin ‘5 pyetjet nga Babaramo’ të gazetarit Ilir Babaramo në Report Tv komenton dekretin e presidentit Ilir Meta për emrin e Sandër Lleshajt si ministër i Brendshëm. Ai deklaroi se Meta ka dekretuar një të “penduar” dhe delikuent të Kushtetutës.
Nga pikëpamja kushtetuese, për ish-kryeministri Berisha, Meta duhej ta dekretonte Sandër Lleshajn, me ç’dekretimin e tij si ushtarak, por nga ana morale, vijon ish-kryeministri, ministri i ri i Brendshëm është letër e djegur.
Berisha thotë se Rama tentoi të marrë edhe kompetencat e Presidentit.
‘Formalisht, pas plotësimit të kushteve kushtetuese, ai duhej dekretuar. Moralisht, ai ishte tërësisht letër e djegur. Sandër Lleshi, në thyerje të nenit 186 të Kushtetutës, ka marrë përsipër detyra të tjera, çka kushtetuta ia ndalon ushtarakut aktiv, jo në rezervë.
Së dyti, Sandër Lleshi ka bërë hapin e dytë madhor në shkelje të kushtetutës, ka paditur presidentin e Republikës për dekretimin e tij, në një kohë kur kolegjet e Bashkuara të Gjykatës së Lartë, vendimet e të cilave janë normë kushtetuese për vendin, kanë vendosur në vitin 2002 se nuk mund të trajtohen në gjykatë, dekretet e presidentit.

Mafiozët e kryeministrit, e kanë bindur gjeneralin që të paditë presidentin dhe të gjejë 2-3 gjyqtarë që t’i japin të drejta që nuk i takojnë. Ai dërgoi propozimin e Ramës për heqjen e spaletave, por faktikisht u emërua ministër në rrafshin moral si një kufomë e pakallur.
Ky është vlerësimi im. Formalisht u respektua kushtetuta. Presidenti veproi në kushte in-extremis, por veproi në kushte kur e vendosën në kushte më in-extremis. I kërkuan të dekretojë një ministër në dhunim të Kushtetutës.
Presidenti nuk mund të kthejë ministra, por është i obliguar të respektojë kushtetutën. U tregua luajal me germën e kushtetutës, e dekretoi, në rrafshin moral, ai s’meritonte të dekretohej.
Ishte një delikuent në raport me kushtetutën, kishte mbajtur funksione të tjera, që neni 186 i Kushtetutës e pengonte. Paditi presidentin për interesa personale’, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha përballë gazetarit Ilir Babaramo.

lleshi rama

Artikulli paraprakBerisha: Opozita ka dosjen e Olsi Ramës në trafikun e kokainës
Artikulli tjetërSkandal! Drejtori i ISSH me biznes privat dhe punonjës të pasiguruar!