Berisha: Lu e Vlahutin zbatuan planin e Sorosit, Rama do paguajë me lëkurën e tij kapjen e drejtësisë

Ish-kryeministri Berisha tha se Reforma në Drejtësi nuk ekziston, pasi Edi Rama i ka marrë të tëra. Gjatë intervistës në “Abc News”, Berisha akuzoi dy ambasadorët, Lu e Vlahutin, të cilët sipas planit të Sorosit ia dhanë drejtësinë Edi Ramës.
“Reforma në Drejtësi është hedhur në erë. Ky përvetësim që i bëri Edi Rama drejtësisë, do t’i kushtojë atij edhe lëkurën e tij, sepse e mori drejtësinë mbi vete. Dy ambasadorët në zbatim të platformës së Sorosit bënë gjithçka t’i japin drejtësinë atij. Rama ka kapur tërësisht drejtësinë. Sot s’ka reformë, reforma është e hedhur në erë që në momentin e vendosjes së Ramës si kryeprokuror”, tha Berisha.
Berisha u shpreh se, Rama sot doli nga dera e pasme e parlamentit, duke e ironizuar më tej me shprehjet e veriut dhe jugut. “Në veri e quajnë dera e nevitores, ndërsa në jug e quajnë po aq keq dera e halesë”, tha Berisha.

Artikulli paraprakBerisha: Ministri Ahmetaj vjedh më shumë euro sesa ka qime në kokë
Artikulli tjetërBerisha: Rama futi armë në Parlament nëpërmjet Bushatit, përshkallëzim dramatik