Berisha: Kjo betejë do të fitohet, populli është në këmbë

Pyetje: Populli po por lidershipi?
Berisha: Lidershipi pa diskutim që është dhe do jetë dhe lidershipi ka ftuar tani mosbindjen civile…
Kukësi është frymëzues, është transformues. Nuk e shef si e transformoi Edi Ramën? E bëri të nxjerrë fytyrën e tij të vërtetë, mendësinë e të atit të tij xhelat. S’ka diskutim që liderët e opozitës i ka frymëzuar, i ka bërë me krahë dhe unë kam besim që kjo betejë do fitohet.
Pyetje: Kjo pranverë e opozitës e lajmëruar nga kryetari, të jemi pak edhe skeptikë sepse e njëjta situatë u pa edhe me 18 dhjetor kur u zgjodh Arta Marku. A druheni që edhe kjo mund të shuhet?
Berisha: Unë nuk besoj se kjo mund të shuhet, përkundrazi. Unë mendoj se kjo do të shumëfishohet si një dallgë e pandalshme, si një uragan i fuqishëm. Unë kam bindjen më të thellë se kësaj here, siç protestuan qytetarët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës do ngrihen fuqishëm me qindra e qindra fermerë të Shkodrës, të Lezhës, të Durrësit, Kavajës apo Myzeqesë, Fierit, që çonin çdo ditë prodhimet e tyre në Kosovë dhe sot nuk i çojnë dot më.

Do të ngrihen me dhjetëra mijëra biznesmenë të vegjël, të cilëve Rama iu dha goditjen e mëshirës duke i futur në sistemin e TVSH në kundërshtim të hapur me kërkesat e FMN. Do ngrihen mijëra qytetarë që u hoqën mizorisht nga lista e ndihmës ekonomike dhe iu pre kafshata e gojës fëmijëve të tyre. Do ngrihen të gjithë ata të cilët në vendin më me ujë pas Norvegjisë në Europë ju kërkohet të paguanin faturat më të shtrenjta të ujit. Do ngrihen ata të cilët ju dy-tre fishuan taksat e pronave. Pra unë besoj se o sot o kurrë është koha që qytetarët ti dalin zot interesave të tyre jetike.
Pyetje: Dhe kur duhet të ndalen?
Berisha: Deri në përmbysjen e narkoshtetit. Unë kam folur shumë për narkoshtetin dhe të tjerë flasin por këto skena të shëmtuara që panë sot shqiptarët dhe mbarë bota në rrugët e Tiranës, ato nuk i kam parë nga vitet 58 kur kam shkelur për herë të parë në këtë kryeqytet e deri sot, ato janë dëshmi e një narkodiktature, e cila njëlloj si i droguari humbet çdo arsye e nuk di çbën.

Artikulli paraprakTaksa e pronës, gjoba e tjetër e Ramës që rëndon nga sot në xhepat e qytetarëve
Artikulli tjetërPhillips: Kosova nuk mund të marrë urdhra nga Turqia