Berisha: Ja çfarë di Tahiri për Ramën, nga valixhet e parave, tek përgjimet e Olsit dhe tre lidhje të tjera

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në “360 Gradë” në Ora News, thotë se marrëdhënia midis kryeministrit Rama dhe ish-ministrit Tahiri, është ajo tipike mafioze, duke renditur disa dosje që sipas Berishës, ia di Tahiri, Ramës.
“ Marrëdhëniet midis tyre janë marrëdhënie tipike të kockave mafioze që vënë në hipotekë kokat e tyre. Edi Rama, skllav i informacioneve dhe dosjeve që Tahiri ka për të që nga dosja Xibrakës. Olsi Rama ka kaluar mbi 5 herë kufirin me makinën e drogës të grupit të Xibrakës. Ekzistojnë kilometra biseda të Edi Ramës me grupin e Xibrakës që Saimir Tahiri i ka të gjitha. Tahiri di se kush e urdhëroi dhe kush i dha platformën e kanabizimit të Shqipërisë.
Di kush çonte valixhet me euro tek Edi Rama. Tahiri di kush urdhëroi që të fshihet urdhër-arrestin Mark Frrokut, Tahiri di kush urdhëroi për t’i çelur shtegun në Kroaci të Arben Frrokut. Saimir Tahiri di kush urdhëroi lirimin e Bardhok Pllanës kur e ndaloi policia në Laprakës. Tahiri di për Edi Ramën pothuajse sa di Rama për veten. Tahiri di se ç’bëri Rama me killerin e Luiza Xhuvanit. I di të gjitha këto.
Edi Rama bëri aktin më të paimagjinueshëm në historinë e Shqipërisë; bllokoi arrestin e tij pasi Saimir Tahiri kërcënoi në një studio. Sulmoi ashpërsisht prokurorët e çështjes që kishin të dhëna nga dosja e Katanias. Edi Rama bllokoi integrimin e Shqipërisë. Kisha bindjen se nuk ka ndërgjegje të vërtetë politike që të japë dritën jeshile për një vend i cili ministrin e implikuar në trafiqe, Edi Rama dëshmoi se ishte krye-peshku. Mbi këtë bazë liroi Soton. Ka qenë Saimir Tahiri në veturë. Ato 800 mijë euro janë një e treta që kanë qenë në makinë”, tha Berisha.

Artikulli paraprakFatos Klosi i implikuar në vrasje, dosja si agjent i shërbimeve të huaja
Artikulli tjetërKush është struktura e Sigurimit të Shtetit në Shërbimin Informativ?