Berisha i jep lamtumirën ambasadorit Lu

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim, siç e cilësoi ai, lamtumire me ish-ambasadorin amerikan në Tiranë Donald Lu.
Berisha ka publikuar foton e takimit në rrjetet sociale duke u mjaftuar me frazën:
“Takim lamtumire me ambasadorin amerikan Donald Lu!”.
Ish-Kryeministri Berisha në shumë moment të mandatit të LU ka kritikuar qëndrime të njëanshme të Ambasadorit, kryeisht për rolin që ka luajtur me reformën në drejtësi. Megjithatë kundërshtitë në asnjë moment nuk kanë qenë penguese për vijimin e dialogut. Ambasadori Lu është parë shpesh të vizitojë ish-Kryeministrin Berisha në zyrën e e tij.

41550874 1112832288877677 7907356858648625152 n

Artikulli paraprakPo e plaçkitin Shqipërinë, në shitje mijëra prona shtetërore, uzina, fabrika, magazina, reparte ushtarake…
Artikulli tjetërBasha takon Veselin, kërkon unifikim të faktorit politik për Kosovën