Berisha: Errësira, për shkak të vjedhjes dhe korrupsionit

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar dje në lidhje me mungesën e energjisë elektrike në vend. Përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, Berisha shprehet se, mungesa e energjisë: është dhurata e parë e mandatit të Noriegës së shqiptarëve!
– Turizmi në Shqipëri, si në asnjë vend tjetër të planetit, në errësirë dhe pa ujë! Apo përfundoi numërimi i votës së fundit, një errësirë e madhe pllakosi vendin. Digat, për shkaqe elektorale janë në nivele që në fillim korriku nuk kanë qenë kurrë më parë! Eshtë e vërtetë që koha ka qenë e thatë. Por Edi Rama, në vend se të blinte energji me kohë me çmime të arsyeshme dhe të ruante rezervën ujore në diga, ai, duke menduar se do të humbasi zgjedhjet, zbrazi digat, dhe pasi liqenjtë ranë drejt kuotës së vdekjes tre javë më parë ai, në kundërshtim flagrant me ligjin përgatiti hajdutçe një vendim që energjinë ta blinte KESH dhe jo OSHEE, siç kërkon ligji, pasi hajdut Çela nuk ishte më drejtor i OSHEE dhe ai nuk mund të vidhte në blerjen e energjisë. Tani hajdut Çela u kthye në krye të OSHEE dhe “oh sa qef vjedhim pa siklet”, sepse çdo kilovat orë tani kushton së paku 2 herë më shumë se 1-2 muaj më parë kurse qytetarët dhe turistët do të kenë si peshqesh verën e territ si dhuratë të mandatit që përçmuan dhe kundërshtuan 4/5 e shqiptarëve”.

Artikulli paraprakRënie e ndjeshme e kredisë dhe depozitave
Artikulli tjetërQeveria e paaftë, Shqipëria në krizë të thellë pa ujë dhe drita