Berisha: Edvin Hajduti, ortak me Beson e Partisë në Kazinonë e Besos së Partisë

Ish-Kryeministri Sali Berisha denoncoi se pavarësisht se kazinosë së Tajvanit i ka skaduar licenca, ajo vazhdon hapur punën.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Edvin Hajduti, ortak me Beson e Partisë në Kazinonë e Besos së Partisë

Asaj, më 23 qershor i ka skaduar licenca, por me porosi të Edvinit qe ndan paratë me Beson, vazhdon haptas punën dhe askush nuk guxon t’i vërë dyllin.

Kjo mund të ndodhë vetëm e vetëm kur kryekreu është bashkëpronar i fshehur i saj. Përndryshe ajo nuk do funksiononte dot as dhe një ditë të vetme pas skadimit të licencës në qendër të Tiranës pa iu vendos dylli dhe konfiskuar mjetet.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Përshëndetje Doktor, uroj të jeni mirë… Kur doli aksioni ‘Fundi i marrëzis’ ishte Arben Ahmetaj që në studion e Opinion tha se Tajvani nuk mbyllet deri në 23 qershor 2020…sepse kishte leje nga parlamenti me kontratë për 15-20 vjet, në rast se shteti shqiptar i mbyll kazinonë, do e dëmshpërblejë 10 milionë euro. Deri këtu po i themi ok. Si ka mundësi është akoma hapur? Sipas një kërkimi në QKB, nuk ka asnjë afat mbarimi…

Artikulli paraprakKrimet Kundër Njerëzimit të kryera nga Enver Hoxha dhe bashkëpunëtorët duhet të adresohen në Gjykatën Ndërkombëtare Penale
Artikulli tjetërShkrimtari i njohur: Qëllimi i Ramës është përçarja, jo marrëveshjet