Berisha: Denoncohet në PE dobësia e madhe e Edvin Drogës për trafikantët e drogës!

Ky eshte defakto edhe denoncimi i narkoshtetit shqiptar ne tempullin e demokracise europiane!
“Edvini tregohet shume i ashper me gazetaret dhe shume i bute me trafikantet”!

Ky eshte denoncimi historik i narkoshtetit shqiptar nga deputeti i Parlamentit Europian David Lega.

Me kete deklarate ne seancen e Komisionit te Jashtem te Parlamentit, Lega denoncoi publikisht dhe boterisht dobesine e madhe pra lidhjet se paku shpirterore te narkokreut te narkoshtetit Edvin Rames per trafikantet dhe armiqesine e tij te eger ndaj gazetareve sepse i denoncojne keto lidhje.

Ketu me poshte keni denoncimin raportin mbi denoncimin e Leges!

‘Rama më i ashpër me gazetarët se sa me trafikantët’/ Eurodeputeti: Pa u rregulluar ky raport nuk ka negociata me BE-në
18:05, 22/06/2020

Komisioni Parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë në Parlamentin Evropian ka nisur diskutimet posaçërisht për situatën aktuale në Shqipëri.

Ky rend dite i pazakontë u lajmërua nga kreu i komisionit David McAllister.

Deri tani, kanë diskutuar për Shqipërinë raporteri David Lega dhe eurodeputeti Gahler. Lega është shprehur se ‘qeveria tregohet shumë e ashpër me gazetarët dhe shumë e butë me tráfikantët.
Derisa ky raport të ndryshojë, Shqipëria nuk mund të hapë negociatat me BE’.

Artikulli paraprakLajme të mira nga Italia, regjistrohet shifra më minimale e numrit të viktimave nga Covid-19
Artikulli tjetërVideo/ Ja pse Shqipëria zë vendin e parë në rajon për largimin e të rinjve, Këlliçi: Trajtohen si shokët e Turit nëpër auditore dhe…