Berisha del më shumë se Rama në televizor? Akoma më mirë për Ramën

Një tabelë me minutazhin që përdoret u rezervohet partive politike në televizionet shqiptare tregoi edhe një herë se justifikimet e koalicionit anti-perëndimor (Berisha-Meta) se Rama kontrollon opozitën dhe po pengon revolucionin janë të pasakta. Njerëzit e PD zyrtare u revoltuan me të drejtë për këtë sjellje që vjen me bekimin e Ramës.

Kjo, është një deduktim shumë korrekt duke pasur parasysh autoritetin dhe sundimin që Rama ka ndaj mediave në Shqipëri. Mirëpo nuk duhet harruar që minimalisht tre televizione janë tërësisht me opozitën Berisha-Metaj. Por nuk duhet harruar që media shumë të shikuara po angazhohen prej një viti e gjysmë për Sali Berishën dhe Ilir Metën.

Sondazhet e shumta publike por dhe ato që qarkullojnë jo për publikun e gjerë në media, tregojnë se dyshja Berisha-Meta janë njerëzit më të papëlqyer për shqiptarin. Nëse shqiptarët mësohen me idenë fikse se Berisha dhe Meta janë opozita atëherë ato ose do të votojnë për Edi Ramën apo nga ana tjetër do të qëndrojnë në shtëpi për të mos votuar për një opozitë që e kanë nongrata.

Nga ana tjetër kjo lëvizje i jep mundësinë Ramës që në javët e fundit të fushatës të prodhojë një ndarje edhe më të ashpër mes demokratëve. Kush demokrat sheh Berishën dhe Metën që janë manipulatorë perfektë do të shkojë tek këta të dy duke iu shmangur PD-së zyrtare që po vuan errësimin në publik. Një vit e gjysmë luftë frontale ndaj PD-së dhe deputetëve të saj nga analistët që sot rrrahin gjoksin që do të votojnë një komunist dhe jo Berishë apo Metën kanë dhënë efektin e tyre.

Në kushte të tilla, Rama e ka më të favorshme që fushatë për të bëjnë Meta që është njeriu më i papëlqyer në Shqipëri dhe më tej Sali Berisha. Të dy këto figura të papëlqyera sipas çdo sondazhi dhe sidomos në Tiranë ku Belind Këlliçi e ka zhdukur Berishën nga fushata sepse ai është një politikan i papranuar dhe tejet negativ në ndjenjat e qytetarëve.

Prandaj sa më shumë shihni Berishën në televizor aq më shumë votat për Ramën dhe njerëzit e tij rriten dhe shqiptarët preferojnë t ëmos votojnë se sa të lodhen për të votuar dyshen Meta-Berisha!

Artikulli paraprakHetimet ndaj Ahmetajt| Prokurorët marrin në pyetje familjarë, biznesmenë dhe personazhe të medias
Artikulli tjetërParalajmërimi i Escobar| SHBA e di pazarin Rama-Berisha për zgjedhjet e 14 majit!