Bëri homazhe në varrezat e familjes Jashari në Prekaz, dhunohet politikani serb Sanduloviç. E bija: U rrah me qytën e pistoletës, grushte dhe shkelma

Politikani opozitar serb Nikola Sanduloviç është dhunuar brutalisht, ngjarje kjo e cila vjen pas homazheve që kreu në varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

Kryetari i partisë Republikane të Serbisë, Sanduloviç raportohet se është rrahur brutalisht nga BIA serbe ndërsa në sulm raportohet të ketë marrë pjesë edhe Milan Radoiçiç, ish-nënkryetari Listës Serbe dhe organizuesi i sulmit terrorist në Banjskë.

Tashmë janë publikuar edhe videot e para ku duket politikani teksa largohet nga një spital ushtarak në Beograd.

Ai shihet në gjendje të rëndë shëndetësore ndërsa e bija e tij, Klara ka deklaruar se politikani është helmuar dhe ka ngritur dyshime se një gjë e tillë është bërë me agjentin nervor Novichok, të cilën shpesh e përdor presidenti rus, Vladimir Putin për të eliminuar ish-bashkëpunëtoret apo kundërshtarit e tij.

“Këtu keni foto ekskluzive të Nikollës pasi ajo doli nga VMA sot dhe erdhi në shtëpi. Shkaku i rrëmbimit dhe përdorimi i forcës brutale nga policia sekrete serbe – BIA, në fakt ishte video e publikuar nga shtrimi i luleve në memoriali i familjes së vrarë dhe masakruar Jashari në Prekaz gjatë vitit 1998, të cilin e kanë treguar gjatë rrahjeve me pistoleta, grushte, shkelma dhe shkelma me këmbë, në kokë”, tha bashkëshortja Bojana Sanduloviç.

Pas rrahjes së Sanduloviçit, ka reaguar edhe deputetja britanike, Alicia Kearns. Ajo është shprehur e shqetësuar për sigurinë dhe shëndetin e politikanit serb.

Sanduloviç e ka quajtur presidentin serb, Aleksandër Vuçiçi, kriminel lufte dhe e ka porositur që para se të shkojë në Kosovë, duhet të kërkojë falje dhe ta pranojë krimin e kryer në Rejçak.

Artikulli paraprakIzolimi i Berishës, analisti Iljazaj: Ja ku e gjen kurajon Dumani për arrestimin e njeriut të pushtetshëm në 30 vite politikë
Artikulli tjetërMesazhi i Kullurit për Sali Berishën: I ka hapur luftë gjithë botës si Hitleri