Izolimi i Berishës, analisti Iljazaj: Ja ku e gjen kurajon Dumani për arrestimin e njeriut të pushtetshëm në 30 vite politikë

Analisti Ervis Iljazaj është shprehur se kreu i SPAK, Altin Dumani, e gjen kurajën për të hetuar njeriun më të pushtetshëm të këtyre 30 viteve në Shqipëri, ish-kryeministrin Sali Berisha, te mbështetja ndërkombëtare.

Iljazaj tha se SPAK është një institucion relativisht i ri që kërkon mbështetje.

Ai tha gjithashtu se SPAK është një tentativë për të sjellë ndryshimin në Shqipëri dhe delegjitimimi i tij i intereson vetëm klasës politike 30 vjeçare shqiptare.

“Ne nuk është se kemi qenë Zvicra dhe tani me SPAK jemi bërë më keq. SPAK është një institucion i ri që kërkon mbështetje dhe delegjitimimi i tij i intereson klasës politike 30-vjeçare.
Altin Dumani këtu ka qenë edhe Arben Kraja. Sot nuk është Altin Dumani prokuror i thjeshtë. Sot është Altin Dumani kryetar i SPAK me mbështetje ndërkombëtare.

Nëse ne nuk kuptojmë këtë dhe nuk kuptojmë nga i lind kuraja një prokurori të thjeshtë të hetojë njeriun ndoshta më të pushtetshëm në Shqipëri në këto 30 vite. Unë nuk besoj që SPAK është i kulluar dhe perfekt, por është një tentativë për ndryshim”, tha Iljazaj.

Artikulli paraprakVizita e Sekretarit të Jashtëm britanik në Kosovë, Basha: Mirënjohje për rolin jetik të Mbretërisë së Bashkuar dhe NATO-s për stabilitetin dhe paqen në Rajon
Artikulli tjetërBëri homazhe në varrezat e familjes Jashari në Prekaz, dhunohet politikani serb Sanduloviç. E bija: U rrah me qytën e pistoletës, grushte dhe shkelma