Benitez, emri i ri për stolin e Arsenalit

Durimi i tifozëve të Arsenalit me trajnerin Arsene Wenger ka prekur fundin. Asnjë titull kampion në 13 vitet e fundit, diçka që askush nuk do ta kishte parashikuar dhe ndoshta pas 21 sezonesh francezi do t’i japë lamtumirën Topçinjve të Londrës. Wenger nuk ka rinovuar ende kontratën e tij me klubin londinez dhe mesa duket drejtuesit e Arsenalit po mendojnë që tani për pasuesin e tij pa marrë një përgjigje përfundimtare nga ana e 67-vjeçarit. Sipas mediave angleze në skenë ka dalë një emër i ri, madje një trajner shumë i njohur në Angli, i cili më parë ka drejtuar Liverpool-in dhe Chelsea-in, ndërsa tashmë është nën kontratë me Newcastle United.
Bëhet fjalë për spanjollin Rafa Benitez. Ish-trajneri i Realit të Madridit pëlqehet së tepërmi nga drejtuesit e Arsenalit dhe këta të fundit po mendojnë seriozisht t’i japin drejtimin e skuadrës londineze. Benitez ka treguar se është një trajner që di të fitojë trofe duke krijuar një reputacion të mirë gjatë këtyre viteve. Nëse Benitez ulet në stolin e Arsenalit ai do të rikthente në klub një legjendë si Thierry Henry. Francezi, i cili aktualisht është ndihmësi i Roberto Martinez te përfaqësuesja belge do të emërohej në postin e zëvendëstrajnerit te Arsenali nëse drejtimin e merr tekniku aktual i Newcastle-it. Emrat e tjerë në listën e drejtuesve të klubit londinez për stolin, janë Luis Enrique, Thomas Tuchel dhe Leonardo Jardim.
Manchester United do të përballet të enjten me Saint-Etienne në kuadër të Europa League. Kjo do të jetë një ndeshje e veçantë për mesfushorin e Djajve të Kuq, Paul Pogba-në, i cili do të ketë mundësinë të përballet me vëllain, Florentin Pogba, shkruan “Goal”.
“E kam shikuar shortin dhe kur pashë se me kë do të përballemi, reagimi im i parë ishte: ‘Kjo është një ëndërr që më në fund do të bëhet realitet’”, tha fillimisht Pogba. “Të gjithë do të jenë në stadium duke na shikuar, ndoshta edhe vëllai tjetër Mathias, i cili luan për Sparta Rotterdam”, shtoi Pogba.

Artikulli paraprakBërnli ndal Chelsin
Artikulli tjetër“Forbes”: Superprodhimi i drogës ka ulur çmimet