Belotti në fushë ndaj Interit

Përmirësohet ndjeshëm gjendja e Andrea Belottit. Sulmuesi i Torinos, i cili për momentin është i dëmtuar, po rikuperohet shumë shpejt dhe me shumë gjasa do të jetë në fushë për përballjen e dyfishtë të Italisë me Suedinë në play off, duel në të cilin është në lojë bileta e Botërorit Rusi 2018. Sipas parashikimeve të mjekëve Belotti, i cili mungoi në dy sfidat e fundit të përfaqësueses së kaltër, do të jetë në fushë në datën 5 nëntor në ndeshjen që Torino do të zhvillojë ndaj Interit në “San Siro” dhe në këtë mënyrë do të jetë plotësisht i gatshëm për sfidën e parë play off ndaj Suedisë që do të luhet më 10 nëntor.

Artikulli paraprakItalia zgjedh “San Siro”-n
Artikulli tjetërJuventus kërkon Weigl