Bejko: Me “Foltoren” na ndan Berishizmi. Kanë tentuar të negociojnë që unë mos të kandidoja.

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranë, Roland Bejko, i ftuar në emisionin “Zone e Lirë” ka treguar se në momentin që shpalli kandidaturën për kryetar, u telefonua nga miqtë e “Foltores” që i kanë kërkuar të negociojë për të mos e pranuar këtë kandidim.

Bejko bën me dije se refuzoi dhe arsye sipas tij është se ata nuk janë ndarë se nuk i pëlqen njëri – tjetri, por i ndan Berizhizmi.

“Është një premtim që unë e kam bërë publik dhe kam refuzuar të gjithë premtimet që më kanë ardhur nga ana e “Foltores” kur u shpall kandidatura ime.

Miqtë e mi që janë andej kanë ngelur nga ana tjetër e murit të Berlinit, më telefonuan dhe më kërkuan të negocioja që unë të mos e pranoja këtë kandidim.

E refuzove, sepse ne nuk jemi ndarë se nuk na pëlqen njëri apo tjetri, por ne na ndan Berishizmi.

Kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë e Tiranë, Roland Bejko i ftuar në emisionin “Zone e Lirë” ka treguar se në momentin që shpalli kandidaturën për kryetar, u telefonua nga miqtë e “Foltores” që i kanë kërkuar të negociojë për të mos e pranuar këtë kandidim.

Bejko bën me dije se refuzoi dhe arsye sipas tij është se ata nuk janë ndarë se nuk i pëlqen njëri – tjetri, por i ndan Berizhizmi.

“Është një premtim që unë e kam bërë publik dhe kam refuzuar të gjithë premtimet që më kanë ardhur nga ana e “Foltores” kur u shpall kandidatura ime.

Miqtë e mi që janë andej kanë ngelur nga ana tjetër e murit të Berlinit, më telefonuan dhe më kërkuan të negocioja që unë të mos e pranoja këtë kandidim.

E refuzove, sepse ne nuk jemi ndarë se nuk na pëlqen njëri apo tjetri, por ne na ndan Berishizmi.

Dhe unë gjithë qëndresën time e kam bërë për këtë arsye, sepse Berishizmi unë e kam konstatuar që është një variant i zgjatur i punizmit, i cili e mban konfliktin gjallë, krijon konflikt permanent dhe nëpërmjet konfliktit ndërton destabilitet, presione, turbëllira, pasiguri në zhvillimin ekonomik të vendit dhe nuk jep mundësinë partisë që të bëhet parti demokratike, por e mban gjithmonë si parti lideri, si pronë personale të tij.

Unë kam qenë në krah të partisë kur ajo ka pasur nevojë, se kur partia ka qenë mirë unë shpesh herë jam harruar.

Këtë qëndresë që kam bërë e shoh si mision. Po të ishte për karrierë personale do kisha mbajtur një këmbë andej dhe një këmbë këtej”, u shpreh Bejko.

Artikulli paraprakSondazhi, rritet pakënaqësia e qytetarëve me punën e Veliajt
Artikulli tjetërEriselda Zotaj Çelaj: PD e vetmja alternativë e djathtë, Fieri do bëhet bashkë për ndryshimin