Eriselda Zotaj Çelaj: PD e vetmja alternativë e djathtë, Fieri do bëhet bashkë për ndryshimin

Eriselda Zotaj Çelaj, kandidate e PD për Bashkinë Fier, përmes një komunikimi publik ka deklaruar se Partia Demokratike mbetet e vetmja alternativë si e djathtë opozitare. Sipas znj. Çelaj, nuk bën kompromis me të keqen por vetëm me njerëzit e zhgënjyer nga politika e baltosjes dhe gënjeshtrave. Ajo ka ftuar qytetarët e Fierit të bashkohen për ndryshimin që meriton Fieri.

Ja postimi i plotë:

Partia Demokratike vazhdon të ketë mbështetjen e plotë ndërkombëtare dhe në mënyrë të veçantë të aleatit të saj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Pastërtia e figurës është ajo që karakterizon sot forcën tonë.
Partia demokratike nuk bën kompromis me të keqen ❌❌ por vetëm me njerëzit e zhgënjyer nga politika e baltosjes dhe gënjeshtrave.
Oferta jonë në këto zgjedhje janë qytetarët e thjeshtë, demokratët e nëpërkëmbur dhe krijimi i hapësirave për çdo njeri që me ndershmëri kërkon ta çojë përpara vendin tonë, larg pazareve dhe babëzisë së pushtetit.
Bashkë mund të bëjmë ndryshimin që Fieri meriton!

Artikulli paraprakBejko: Me “Foltoren” na ndan Berishizmi. Kanë tentuar të negociojnë që unë mos të kandidoja.
Artikulli tjetërU kujtua dhe Ermirjona Sako për rrugët e Durrësit. Xhiron pa garë 400 MLN Lekë asfalt elektoral