BE, paketë financiare 500 miliarde euro

Ministrat e financave të Bashkimit Europian kanë rënë dakord për një plan të përbashkët emergjentë për të kufizuar ndikimin e koronavirusit në ekonominë europiane.

Vendet anëtare të BE-së kanë rënë dakord për një paketë financiare prej 500 miliardë eurosh.

“Marrëveshje e shkëlqyeshme midis ministrave të financave të BE për përgjigjen ekonomike ndaj koronavirusit”, ka deklaruar ministri francez i financave Bruno Le Maire.

“500 miliardë euro do të vihen në dispozicion menjëherë. Një paketë stimuluese do të vijë. Europa po qëndron në këmbë për të përballuar me seriozitet situatën e krijuar. Kjo është një ditë e rëndësishme për Europën”, shtoi Le Maire shtoi.

“Ne do t’i paraqesim një plan ambicioz Këshillit Evropian”, tha ministri i Financave të Italisë, Roberto Gualtieri. “Ne do të luftojmë për ta bërë atë realitet”.

“Pas bisedave të gjata dhe intensive gjatë dy ditëve të fundit, Eurogrupi erdhi në një përfundim të mirë sot. Ne kemi bërë marrëveshje të arsyeshme së bashku për Europën dhe Hollandën që të përballen me koronakrizën”, tha ministri Hollandez i Financave Wopke Hoekstra.

Sidoqoftë, jo të gjitha palët ranë dakord për “korona-bondin” ose ” euro -bono”,një borxh i përbashkët lëshuar vendeve anëtare të BE-së. Një kundërshtare është edhe Hollanda.

“Ne jemi dhe do të qëndrojmë kundër Eurobonove. Ne mendojmë se ky koncept nuk do të ndihmojë as Europën apo Hollandën në një afat të gjatë,” tha Hoekstra./Euronews

Artikulli paraprakShkencëtarët europianë afër krijimit të vaksinës unike që trajton çdo virus, gati para fundit të vitit
Artikulli tjetërLungomare po “shqepet”, kishin harruar kanalizimet!