BB: Shqipëria me numrin më të lartë të vetëvrasjeve në Europë

Shqipëria ka numrin më të lartë të vetëvrasjeve në Europë. Nuk është vetëm emigracioni masiv treguesi i vetëm, që dëshmon se shqiptarët po humbasin shpresën për të jetuar në vendin e tyre. Një tjetër statistikë e publikuar së fundmi nga Banka Botërore konfirmon se, shoqëria shqiptare është në depresion. Ai është numri i vetëvrasjeve. Sipas Bankës Botërore, Shqipëria është vendi me numrin më të lartë të vetëvrasjeve në Europë, përjashto Ukrainën, e cila ndodhet në një situatë lufte.
Në vitin 2014, numri i vetëvrasjeve në Shqipëri ishte 4 të vetëvrarë për çdo 100 mijë banorë. Tregues më të lartë nga ky fenomen tragjik ka vetëm Ukraina me 4.4 vetëvrasje për 100 mijë banorë, ndërsa në të gjithë vendet e tjera të Europës shifra është dukshëm më e ulët.
Në Ballkan, vendi i dytë me numrin më të lartë të vetëvrasjeve është Mali i Zi me 3.6 persona për çdo 100 mijë banorë. Në Serbi dhe Bosnje treguesi i vetëvrasjeve është 1.3 persona për 100 mijë, në Kroaci 0.8 persona të vetëvrarë për 100 mijë vetë, ndërsa në Greqi vetëm 0.1 vetëvrasje për çdo 100 mijë banorë.

Vetëvrasjet u shtuan

Numri i të vetëvrarëve u shtua veçanërisht në tre vitet e fundit për shkak të krizës ekonomike, por edhe represionit shtetëror mbi familjet, që nisi me aksionin e energjisë dhe atë kundër informalitetit.
Vetëm për shkak të borxheve ndaj OSHEE i kanë dhënë fund jetës mbi 12 persona, që nga koha e nisjes së aksionit në sektorin e energjisë. Viktima e parë ishte Qamil Zela, i cili u vetëvar pasi e burgosën për një borxh prej 3200 lekësh ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë.
Kalvari i zi i vetëvrasjeve vazhdoi me të ndjerët Arif Doda, Klajdi Muça, Llazar Nasi, Gjovalin Gjini dhe shumë kryefamiljarë të tjerë, të cilët i kanë dhënë fund jetës për shkak të borxheve ndaj OSHEE-së.
Numri i vetëvrasjeve ka vazhduar me intensitet të lartë edhe gjatë muajve të fundit. Jo më larg se këtë të mërkurë, një grua 35 vjeç u vetëvra duke u hedhur nga kati i 7-të i një pallati. Kjo është vetëvrasja e fundit në serinë e një kalvari të gjatë, i cili dëshmon se mjerimi dhe keqqeverisja e kanë zhytur Shqipërinë në depresion.

Depresioni i varfërisë, i jep fund jetës 35-vjeçarja

Një 35-vjeçare i dha fund jetës në mënyrë tragjike mëngjesin e djeshëm si pasojë e gjendjes së rënduar ekonomike. Policia tha se ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘Skënder Libohova’ dhe viktima është Arvenola Haxho. Dyshohet se kanë qenë kushtet e rënda ekonomike që e çuan këtë grua drejt aktit fatal. Gjithsesi, ngjarja pritet të zbardhet me marrjen në pyetje të familjarëve. Ajo dyshohet se është hedhur nga kati i 6-të i pallatit ku banonte. Trupi është gjetur i pajetë në trotuar.

E heqin nga puna, infermierja tenton të vetëvritet

Një infermiere ka tentuar që t’i japë fund jetës duke pirë ilaçe, pasi është transferuar nga puna. Bëhet e ditur se, 38-vjeçarja me inicialet A.P punonte infermiere në Qendrën spitalore ‘Nënë Tereza’ në Tiranë. Bëhet e ditur se pas transferimit nga vendi i punës, infermierja ka marrë një overdozë medikamentesh dhe si pasojë ka rënë në gjendje kome. Ajo ndodhet në gjendje të rëndë në Reanimacionin e QSUT.
Mësohet se ajo ka konsumuar një overdozë morfine, por është gjetur në kohë nga kolegët e saj, të cilët e kanë dërguar menjëherë në urgjencë. Burime nga Drejtoria e Spitalit bënë me dije se, infermierja kishte marrë urdhër transferimi nga pavioni i Kirurgjisë, tek Djegie-Plastika. Pavarësisht se mjekët e urgjencës i dhanë ndihmën e parë, ajo ndodhet në gjendje kome.

Berisha: Vetëvrasjet, një rekord tjetër i zi i Edi Dramës!

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar për rritjen e numrit të vetëvrasjve gjatë qeverisë së “Rilindjes” si pasojë dramës së varfërisë. Në një postim në rrjetin social Facebook, Berisha shkruan se, sipas Bankës Botërore, Shqipëria ndodhet pas Ukrainës me vetëvrasjet më të larta në Europë. Vetëm nga borxhet në OSHEE janë vetëvrarë 12 të varfër të këtij vendi. Nga e hëna deri sot një grua ka pirë helmin dhe një burrë është hedhur nga kati i katërt për t’u vetëvrarë.
“Banka Botërore njoftoi në një raport të saj një tjetër rekord të zi të qeverisjes së Edi Dramës. Në vitin 2014, numri i vetëvrasjeve në Shqipëri ishte 4 të vetëvrarë për çdo 100 mijë banorë. Ndërkohë që kjo shifër në vitin 2012 ishte 1.6 për 100 mijë banorë. Tregues më të lartë nga ky ka vetëm Ukraina me 4.4 vetëvrasje për 100 mijë banorë, ndërsa në të gjithë vendet e tjera të Europës shifra është dukshëm më e ulët. E vërteta është se me shifrat e vetëvrasjeve të vitit 2016 Shqipëria tejkalon së paku me 25% edhe Ukrainën. Mjafton të rikujtoj këtu se vetëm tre ditët e fundit janë shënuar një pirje helmi dhe një hedhje nga kati i katërt në Tiranë.
Në Ballkan, vendi i dytë me numrin më të lartë të vetëvrasjeve është Mali i Zi me 3.6 persona për çdo 100 mijë banorë. Në Serbi dhe Bosnje treguesi i vetëvrasjeve është 1.3 persona për 100 mijë, në Kroaci 0.8 persona të vetëvrarë për 100 mijë vetë, ndërsa në Greqi vetëm 0.1 vetëvrasje për çdo 100 mijë banorë. Vetëm për shkak të borxheve ndaj OSHEE i kanë dhënë fund jetës mbi 12 persona, që nga koha e nisjes së aksionit në sektorin e energjisë. Viktima e parë ishte Qamil Zela, i cili u vetëvar, pasi e burgosën për një borxh prej 3200 lekësh ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë.
Kalvari i zi i vetëvrasjeve vazhdoi me të ndjerët Arif Doda, Klajdi Muça, Llazar Nasi, Gjovalin Gjini dhe shumë kryefamiljarë të tjerë, të cilët i kanë dhënë fund jetës për shkak të borxheve ndaj OSHEE-së. Ky është një rekord tjetër i zi i Edi Dramës dhe qeverisjes së tij kriminale!”, shkruan Berisha.

Artikulli paraprakLlalla takon homologun belg, e informon për Balilin e Frrokun
Artikulli tjetërSi e zbardhi Balili Europën me kokainë