Bashkëshortja e artistit të madh me shejat e COVID-19, prej 4 ditësh i refuzojnë tamponin

Bashkëshortja e Feim Ibrahimit, Vera Ibrahimi denoncon se ajo është e sëmurë me temperaturë dhe prej të hënës ende nuk i bëjnë tamponin.

Ajo thotë se është e izoluar në krevat dhe se sot mund të ishte edhe në varrezat e Sharrës por ajo po pret për tamponin.

Për më tepër ajo thekson se Urgjenca i shkoi në shtëpi të hënën, kurse të martën realizoi në telefonatë me Institutin e Higjienës që i konfirmuan se do të vinin për dy ditë.

Kanë kaluar 4 ditë prej asaj telefonate dhe znj. Ibrahimi, bashkëshortja e kompozitorit të ndjerë shqiptar Feim Ibrahimi dergjet ende në krevat e sëmurë pa e ditur nëse është e infektuar apo jo me COVID-19.

STATUSI NGA VERA IBRAHIMI

Edhe mund te jete e vertet… Pas ardhjes se Urgjences diten e hene, pas nje telefonate nga Instituti i Higjienes te marten mbasdreke dhe konfirmimit te tyre qe per dy dite vijne, sot eshte e shtune dhe une pres e semure dhe e izoluar ne krevat…. Mund te isha edhe ne Sharre….

Artikulli paraprak28-vjeçarja me Covid-19 sillet me urgjencë nga Elbasani tek Infektivi
Artikulli tjetërNarcos-2020, lehja e Lleshajt dhe 20 deputetët e drogës