Basha: Votoni masivisht, kush prek votën do të kalbet në burg

Kryetari i opozitës, Basha i bëri thirrje dje shqiptarëve dhe të pavendosurve që të votojnë masivisht të dielën për ndryshimin dhe te vetmen forcë politike që ka një program ekeonomik dhe ofron një ekonomi më të fortë. “Nëse nuk votohet masivisht atëhere nuk mund të ketë ndryshim”, tha Basha, i cili shprehu bindjen për fitore. Basha paralajmëroi ata që prekin votën se i pret burgu. “Do të kalben në burg ata që prekin votat”, tha Basha.

-Kthehemi në tokë, si po shkon fushata? Një fushatë ose e stilit amerikan ose mungesë pjesëmarrje, ju akuzojnë kundërshtarët tuaj.
Hera e parë që e dëgjoj. Sapo jam kthyer nga takime masive në Kukës, Lezhë dhe Shkodër. Ndërkohë ecjet në Rrëshen, Rubik dhe Mamurras u shndërruan në mitingje. Kur e krahasoj këtë me administratën e detyruar të ulet me pahir në karriget e shtrenjta të kundërshtarëve të mi politikë e kuptoj panikun dhe zilinë. Masiviteti popullor në këtë fushatë është tipar vetëm i PD dhe jo i vetmi tipar unik, është dhe tipari tjetër, e vetmja parti me plan ekonomik është PD, numri 6.

-E keni ndjerë si në Veri dhe Jug këtë përkrahje?
E jashtëzakonshme. Është materializimi i një përkrahje që ka nisur dy vjet përpara. Masivizimin e protestave nga Jugu në Veri që i ka paraprirë vendimit të madh për çadrën e lirisë, marrëveshjes së 18 majit që është fundi i republikës së vjetër dhe kësaj klime zgjedhore. Falë insistimit të qytetarëve janë marrë garancitë formale për vëzhgimin e proçesit dhe kam besim të madh se me votën e tyre në 25 qershor qytetarët shqiptarë masivisht do të përfundojnë atë që kemi nisur më 18 shkurt, marshimin drejt një shteti vërtet të qytetarëve dhe jo më të politikanëve.

-Ka aludime se ndryshimi i listave të kandidatëve për deputetë që ju keni bërë ka pasur një lloj reagimi në bazën e PD.
Ka pasur vërtet, ka një shumëfishim të njerëzve në mitingjet tona. Njerëzit presin atë që është normale në ciklin politik të çdo partie në Europë, riciklim të elitave. Nuk ka kuptim të shkohet në çdo fushatë me një ekip, duhet ripërtërirë. Këtë kam bërë, kam ripërtërirë ekipin për të ripërtërirë nesër me energji të shumëfishuara shtetin shqiptar për ta vënë në shërbim të qytetarëve dhe axhendës së qytetarëve që është ekonomia.

-Çfarë do të bëni me kompanitë publike? Damian Gjiknuri ka thënë se do të privatizojmë OSHE-në dhe kompanitë e prodhimit të energjisë.
Strategjia e privatizimeve është një strategji që Partia Demokratike… Ajo mund të jetë vetëvrasëse nëse kryhet në afera korrupsionit dhe plaçkitjes.

-Pse duhet ta bëni kur ajo është fitimprurëse?
Ka pro dhe kundra. Bie fjala privatizimi i OSHE-së nuk është tabu. Në qoftë se kryhet për të favorizuar një parti apo klan oligarkësh kjo është e dëmshme për shqiptarët. Duhet të jetë pjesë e një vendimmarrje konsensuale për interesat e vendit. Me fjalë të tjera, kjo është publike dhe unë e shes. Bie fjala do të bëjë palma. Vendimi nuk do të më takoj vetëm mua. Një pjesë e tyre duhet të shkojë për fondin e pensioneve, nëse themi që fëmijët e shqiptarëve duan shkolla, atëherë duhet të shkojë për ta. Bota ka ndryshuar dhe të vetmit që nuk kemi ndryshuar jemi ne. Detyra e qeverisë është për hapje të vendeve të punës. Ka shtete që kanë bërë luftë për vende pune. Ne nuk po themi që do të hapim luftë me armë, por do të ulim taksat. Si ka mundësi të Republika Sërbska që nuk është as shtet thith investime të mëdha dhe strategjike. Ata i kanë ofruar investitorëve strategjikë oferta të pa refuzueshme. Pagesa për kontributet shoqërore për 10 vite, trajnime. Shteti nuk vjel më taksa, sepse si do të vjelësh taksa nga qepenat mbyllur. Sikur një person të kishin punësuar, i bie 26 400 të shpunësuar për shkak të terrorit dhe taksave totale, pra mungesë totale të planeve nga Edi Rama. Kjo është arsyeja se pse Edi Rama refuzon debatin. Nuk ka plan, premtim i pambajtur dhe prapë vjen me plane pak të ndryshuara, të cilat nuk do t’i mbajë.

-Janë investuar 600 milionë euro…
Palmat janë tharë, pllakat janë thyer. Kulla e Korçës që është një turp nuk kanë sjellë asnjë investim. Kështu kanë ikur me preventivë të fryrë, të gjitha në xhepin e një grupi miqsh të kryeministrit. Ne mund të kishim siguruar ujë të pijshëm me gjysmën e parave për të gjithë Shqipërinë.

-Meta tha se për vonesat e Bay-Passit të Fierit dhe i Vlorës dhe rruga Tiranë-Elbasan ka ardhur për shkak të dobësisë së kontratës së nënshkruar nga ju.
Këta flasin si opozitarë. S’ka më qeveritar Shqipëria. Opozitar Rama, opozitar Meta. Pa votat e Metës nuk qeveriste dot. Këta kanë qeverisur për 4 vite. Kush e ka fajin që erdhi ekonomia në gropë? Kush kishte prioritet që paratë e shqiptarëve i çoi për palma.

-Kemi shlyer 720 milionë borxhe…
Gënjen. E zhdukën raportin e Deloitte. 220 milionë i ka nxjerr. Ky është korrupsion dhe do të hetohet edhe kjo. Premtoi ujin dhe bëheshe sepse planet për të ndërtuar ujësjellësin në nivel kapilar ishin gati. Ka dhënë subvencione vetëm për 45 veta. Me 100 milionë euro në vit do t’i japim fund turpit të Evropës. Edi Rama ka vetëm premtimet dhe nuk ka plan. Prandaj dështoi. U ul në sofër dhe mblodhi ato lekë dhe vu koncesione, palma dhe rilindje urbane. Aq sa premtoi vende pune, aq u larguan shqiptarët. Pse duan të ikin shqiptarët? Prej ekonomisë. Ekonomia është kryesorja. Politika e ka humbur me të drejtë zhvleftësimin e fjalës. Kjo është arsyeja se pse unë dola me një plan të çertifikuar nga Gjermania.

-Taksa e naftës?
Ne në qeveri vumë taksën e qarkullimit, po përse duhet ta shtonte me 240 lekë për litër. Ky thotë që kam punësuar 300 mijë persona, ky nuk gjen dot as 3 veta të punësuar, në broshurën e tij ka blerë me dollarë fotografinë, në internet.

-Ku do i gjeni paratë për pensionet?
Pensionet minimale do të jenë 250 mijë lekë në fund të katër viteve të para. Në rast se kemi investime kemi dhe shanse që të krijojmë vende pune. E para është rritja ekonomike, dhe ekonominë e fortë e krijojnë vetëm taksat e ulta. Ky me taksat më të larta në Ballkan, thotë do rris ekonominë. Faktori i dytë është disiplinimi i shpenzimeve. Sot KLSH ka raportuar 2.8 miliardë euro abuzime të qeverisë, në energji, në shërbime qeverie. Do të marrin fund koncensionet, si Check-up që është totalisht harxhim parash, sterilizimi totalisht mafioz. Kishin të ndërtuar me kredinë e shqiptarëve furrën e sterilizimit, dhe ishin trajtuar punonjësit. Çfarë bëjnë këta në vend që ta venë në punë, ja japin një personi me kapital një mijë euro, dhe i japin 80 milionë euro për këtë aferë. Kjo do të marrë fund. Qëllimi nuk do të jetë mbushja e thesit, por rritja e ekonomisë. Unë kam thënë që pensionet do të rriten në katër vjet, s’kam thënë brenda ditës. Po e them dhe një herë, kemi shkuar në shtetin më dorështrënguar, Gjermani. Cilat janë shpenzimet tona… Shkollat, shqiptare me drekë, sa është fatura për këtë me çmimet me llogaritjet. Në vetvete rritja e pensionit është dhe masë ekonomike, është politikë ekonomike që ka rezultuar e suksedshme, se ai pensionisti do të shkojë të blejë më shumë do të rrisë, xhiron, rritja e xhiros shkon në kërkesën për investime, për kreditime, pra është para që kthehet në buxhet dhe frymëmarrje për ekonominë. Nga ana tjetër, reduktimi i abuzimeve është një rezervë më vete, pra ndërprerja e abuzimeve në shëndetësi, në OSHEE… këto do të marrin fund, dhe paratë do shkojnë atje ku duhet.

-Këto premtime i bëri dhe Edi Rama?
Unë s’kam premtime, unë kam një plan ekonomik. Ai nuk ka program, nuk ka plan për ekonominë, ai ka vetëm premtime. BB thotë që në Shqipëri nuk është hapur asnjë vend pune në Shqipëri në katër vjet. Janë njerëz të Edi Ramës që e thonë. Nuk ka bërë asnjë investim, vetëm ato që i gjeti nga ne. TAP dhe Devolli, që i gjeti gati. Ky jo vetëm që nuk i shtoi, por i largoi dhe ata që do vinin. Mbanin mend drurin që hëngri investitori tek gjiri i Lalzit? Unë nuk vij në këto zgjedhje me premtime, por me program, dhe ky është ndryshimi mes nesh! Asnjë minutë sdo e harxhoj me shfaqje. Unë dy ditë isha në Smerikë, dhe u ktheva me takime me kapitenët e ekonomisë, atje. Po në rast se kemi një kryeministër, që harxhon kohë e para me qypa balte dhe me ekspozitë, atëherë ndodhin këto që ndodhin.

-Thoni do të rikthejmë në skemën e ndihmës 40 mijë familje?
Ne themi ato që kanë nevojë për ndihmë ekonomike do ja japim. Qëllimi ynë nuk është ndihma ekonomike në vetvete, të kualifikohen dhe të shkojnë në punë. Jo si thotë zotëria e atij, që të gjesh punë duhet të dalësh nga shtëpia. Ata kërkojnë punë përditë. Po të kishte vullnetin Edi Rama në Rubik, apo në Kuçovë, ku pashë gërmadhat ku prodhoheshin fuçitë e naftës… Por thirri investitorët e thuaji, që kjo është forca punëtore, do i trajtoj unë dhe ata vijnë.

-300 kilovatët e para pa pagesë?
Jo të gjithëve, ata që janë në nevojë? Do funksionojë absolutisht, sepse plani është plan dhe premtimet janë premtime. Unë spo them që deti do bëhet kos. Ne dy rrugë kemi, ose të rrisim ndihmën ekonomike ose me këtë ndihmë që kemi të paktën të heqim dritat dhe faturën e ujit.

-Çfarë nënkuptoni me anën kushtetuese, në Republikën e re?
Kemi dhe ne përgjegjësitë tona si në sistemin zgjedhor të 2008, që mua them të drejtën s’më ka pëlqyer. Ishte ideja që të heqim të fortët nga fushata, por sistemi i ri na solli kriminelët në Parlament. Tutorë, kriminelë. I ke dhe sot në garë pavarësisht se i ka shpërndarë tek partitë e tjera. Dy kandidatë kriminelë i ke në Durrës, i kemi evidentuar ne këta dhe do përgjigjet. Deputetët drejtpërdrejtë nga populli. Deputeti që ka harruar qytetarin ta harrojë se do ketë sërish mandat. Kjo do të ndryshojë. Sepse ky është thelbi i problemit, deputeti e ka të lodhur fatin me kryetarin e partisë. Kjo do të ndryshojë, zgjedhjet një herë në dy vjet… Kryeministri dhe kryetari i opozitës të konkurojnë me platformë, por ai nuk vjen në debat. Misioni im është ta lidh përgjithmonë fatin e politikanëve me qytetarët.

-Reforma në drejtësi?
Drejtësia do të çojë para drejtësisë ata që kanë abuzuar me pushtetin. Por e rëndësishme është kjo. Deputet çdo dy vjet drejtpërdrejt nga populli, dhe kryeministër çdo katër vjet drejtpërdrejt nga populli.

-Ju mendoni se do merrni 84 vota?
Në rast se si marr do i drejtohem sërish shqiptarëve. Ajo që është shkruajtur në Republikën e re do vijë me çdo kosto e me çdo çmim. Dhe në rast se më duhet ta paguaj, do ta paguaj me çdo kusht. Dhe kjo është, deputeti çdo dy vjet atje para qytetarëve, që ta mbajë frymën në zonë, se më mbeti kjo familje pa drita, që mos më zhgërryhen mua salloneve të politikës. Ky që kemi është sistem evropian, për ato vende që kanë 200 vjet demokraci, por sistemi amerikan është më praktik.

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërKamëz, 60 investime në 6 muaj drejt përfundimit me fondet e Bashkisë