Basha: Vendi po thyen rekordet e infeksioneve me Covid-19, Rama merret vetëm me sulme politike dhe gënjeshtra

Kryetari i PD, Lulzim Basha, i është përgjigjur edhe njëherë kryeministtrit Rama që të lerë akuzat bajate ndaj tij dhe të merret me jetën e qytetarëve që po humbasin jetën nga Covid.

“Nëse Rama do kishte investuar kohën e tij sot, në shërbim të qytetarëve në vend që të cicëronte gënjeshtra kundër meje, mbase do të kishte arritur të shpëtonte disa nga 8 qytetarët që humbën jetën nga Covid-19 sot.

Ndërsa vendi po thyen rekordet e infeksioneve, Rama merret vetëm me sulme politike dhe gënjeshtra. Bashkë do të sjellim shpresë të re për Shqipërine me një qeveri që do të punojë vetëm për njerëzit!”, shprehet Basha.

Artikulli paraprakBiden: Më shumë njerëz mund të vdesin nëse Trump vazhdon të bllokojë tranzicionin e pushtetit
Artikulli tjetërFaqja e pare