Basha: Urgjent të hiqet dorë nga propaganda, përgatitje serioze për përballimin e situatës së koronavirusit

Kreu i PD, Lulzim Basha ka reaguar ditën e sotme në lidhje me situatën e marrjes së masave për pandeminë e koronavirusit.

Basha shkruan në Twitter, se ‘në pjesën më të madhe të  qendrave mungojnë pajisjet mbrojtëse dhe spitalore’.

Basha shkruan se, duhet hequr dorë menjëherë nga propaganda, por të merren masat.

Reagimi i plotë i kryetarit Basha

PD po ndjek seriozisht dhe me përgjegjësi situatën për marrjen e masave kundër përhapjes së korona virus-it në vend.

Grupe pune po kryejnë verifikime pranë qendrave shëndetësore, spitaleve & vendkalimeve kufitare, dhe gjendja nuk është siç e paraqet propaganda e qeverisë.

Në pjesën më të madhe të qendrave mungojnë pajisjet mbrojtëse dhe spitalore.

Duhet URGJENT heqje dorë nga propaganda dhe përgatitje serioze për përballimin e situatës së mundshme të korona virus-it që  tashmë është i pranishëm në pothuajse të gjitha vendet fqinje me Shqipërinë.

bbbb

Artikulli paraprakLetra e Dades për reformim të PS/ Rama thirrje rilindasve: Mos flisni me socialistët e vjetër!
Artikulli tjetërPresidenti i përgjigjet flakë për flakë Ramës: Pyeteni gruan e Bilalit…