Basha: Tre kushtet për reformën zgjedhore, problemi është Rama

Kryetari i PD, Basha ka deklaruar fillimin e reformës politike nga reforma zgjedhore për të ndalur proceset zgjedhore me vota të blera të krimit dhe korrupsionit. “Me Ramën jemi përballë sepse 25 Qershori dëshmoi se ai është problemi i zgjedhjeve të lira në Shqipëri”, tha Basha. Kryetari i PD deklaroi se tre janë kushtet e opozitës për reformën zgjedhore. Kushti i parë është ai garantimit të votimit dhe numërimit elektronik. Kushti i dytë është që Kryetarët e partive të kenë më pak peshë në hartimin e listave të deputetëve dhe kushti i tretë është përfshirja e qytetarëve në këtë process.

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërShqipëria, me drogat më të lira dhe përdoruesit më të lartë në rajon