Basha: Thyejani turinjtë atyre që vijnë për t’ju blerë votën

Nga Ura Vajgurore, lideri i opozitës Lulzim Basha i ka bërë një thirrje fermerëve të zonës, duke u thënë që t’i thyejnë turinjtë atyre politikanëve apo personave që i kërkojnë shit-blerjen e votës.

Basha u shpreh se ka ardhur para atyre si një qytetar i zhveshur nga posti i deputetit si dhe nga të gjitha ‘fasadat’ që përdor kryeministri i vendit.

“Përpara keni një kandidat që di dhe do t’ju ndihmoj. Unë nuk flas me batuta, por unë di se çfarë flas. Opozita nuk është e dobët, por ka marrë vendimet të forta. Atë që kishim në dorë, atë kemi bërë. Sot ka dy mënyra: Një të bësh sikur bën teatër sikur ata, asgjë s’kishim për të ndalur. Gjeja tjetër ishte për të treguar se çfarë bëhet në këtë vend.

Sot ke parlamentin e Bundestagut që thotë se në Shqipëri ka krizë dhe pa zgjidhur krizën nuk ka BE. Kjo ishte arritje e opozitës, por edhe e juaja që mbështetet opozitën. Sot në tryezë është shtruar çështja se si zgjidhet kriza, sigurisht me zgjedhje, përmes votës tuaj.

Përgjegjësia më e madhe është për të ruajtur votën tuaj. Nëse bëhemi bashkë, kjo qeveri bie brenda 24 orë. Nëse nuk e shet votën, ky regjim merr fund. Doni një despot otoman me tuta që t’ju shalojë, apo një alternativë që vjen me program?

Unë vetëm nuk kam çfarë të bëj. Partia ime ka dorëzuar të gjitha pushtetet për tu rreshtuar në krahun tuaj. Unë nuk bëj batuta, nuk bëj fotografi me Ronaldon, por jetoj me ju çdo ditë.

Thyejuni turinjtë atyre që vijnë për t’ju blerë votën, dhe të mos tërhiqemi për asnjë centimetër dhe ta çojmë këtë betejë deri në fund”-tha mes tjerash, Lulzim Basha.

Artikulli paraprakPaloka: Rama njollos ndërkombëtarët për shkeljen e Kushtetueses me Vorpsin njësoj si me drogën
Artikulli tjetërKy është fruti i mrekullive: Rigjeneron mëlçinë tuaj, e bën të duket 20 vjet më e re