Basha, thirrje shqiptarëve: “Kryengritja qytetare nuk ndalet”, takim me familjarët e protestuesve të arrestuar

“Nuk do të ndalemi derisa të lirohen të gjithë protestuesit e arrestuar në Kukës, nuk do të ndalemi derisa të hiqet plotësisht tarifa për Rrugën e Kombit”. Kryetari i PD, Basha i ka bërë thirrje shqiptarëve për të vazhduar kryengritjen qytetare pas një takimi që zhvilloi në selinë e PD me familjarë të protestuesve të arrestuar nga policia. Basha tha se protestuesit mbahen në burg nga një hetuesi politike.

“Këta janë njerëzit që Edi Rama i do në burg dhe për të cilët ka ngritur një hetuesi politike Rama-Marku. Jam krenar që jam sot pranë tyre.
Edi Rama është një frikacak i mbyllur në bunkerin e tij dhe nuk arrin të kuptojë hallet që ngriti njerëzit e thjeshtë. Futja në bunker është fundi i autokratëve të inkriminuar dhe të korruptuar. Ftoj shqiptarët të vazhdojnë së bashku kryengritjen qytetare. Të vazhdojmë të gjithë deri në fitore për t’i dhënë fund një shteti të privatizuar nga Edi Rama, i cili për hir të interesave të tij suli policinë ndaj njerëzve të thjeshtë”, tha Basha.

Artikulli paraprakTrump vendos sanksione ndaj oligarkëve rusë, po ndaj oligarkëve në Shqipëri?
Artikulli tjetër2 miliardë euro – Paraja jashtë bankave, në nivelin më të lartë në 8 vjet