Basha thirrje Ramës nga Elbasani: Zbato sa më parë planin me 5 pika për të ringritur ekonominë

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në një prononcim për mediat, gjatë takimeve me biznese dhe qytetarë në Elbasan, tha se qeveria e ka çuar vendin në kolaps, ndërsa shtoi se plani me 5 pika i propozuar nga PD pak ditë më parë, është në të mirën e vendit për t’u ringritur.

Basha theksoi se, qeveria po i çon paratë tek oligarkët, ndërsa i bëri thirrje dhe njëherë kryeministrit të zbatojë planin me 5 pika të prezantuar nga PD, sa më parë.

Kreu i PD tha se, rruga ku jemi futur në këto 7 vite, me këtë qeveri në krye, nuk po na çon askund, por po na fundos.

Artikulli paraprak27 kandidatët për deputetë të PD të Durrësit që do të votohen nesër nga anëtarësia 
Artikulli tjetërBasha: Për 6 muaj çdo i papunë të marrë 160 mijë lekë/muaj, ndihma ekonomike të dyfishohet. Batutat pa kripë të Ramës as nuk hahen, as nuk pihen