Basha thirrje qytetarëve: Bashkohuni për ta nxjerrë Shqipërinë nga ky udhëkryq i rrezikshëm

Kryetari i PD, Lulzim Basha gjatë bashkëbisedimit me gazetarët përsëriti edhe një herë se, largimi i kryeministrit Edi Rama është kusht i panegociueshëm. Sipas tij, hapi i parë i zgjidhjes së krizës, është largimi i Ramës.

“Ose te futemi me kobure në brez, që siç ju thashë, ne e kemi refuzuar, ose rruga politike që kemi ndjekur duke djegur mandatet dhe duke thirrur qytetarët të vendosin ata kë do të zgjedhin deputet apo kryebashkiak. Kjo betejë bëhet që kjo e drjetë t’u kthehet qytetarëve, sepse kjo e drejtë është asgjesuar nga Edi Rama me krimin. Do ta përsëris për të gjithë ata që kanë iluzionin se me Edi ramën do të ketë zgjedhje më 30 qershor.

Do të ketë një tentativë të Edi Ramës për të përsëritur 2017 dhe 2016. Ndryshimi këtë herë është që përvec kandidatëve të krimit, do të ketë kandidatë fallsco bga opozita fallco. Kjo nuk do të ndodhë. Për ne është mision kombëtar të mos lejojmë zgjedhje të diktuara nga krimi. Do të ketë vetëm zgjedhje të lira e të ndershme.

Ne kemi treguar edhe rrugën e vetme që këto mund të garantohen pa favorizuar palët, pa i dhënë pushtet në tavolinë asnjë pale. Ka dy palë zgjedhje që Edi Rama merr pushtet në tavolinë me krimin. Kjo nuk ka për të ndodhur më. Hapi i parë i zgjidhjes së krizës është largimi i kryeministrit të lidhur me krimin.

I mirëkuptoj ata që më thonë se po kërkon shumë pak. Sepse ky duhet të ishte në burg për ato që kanë bërë. Kjo që po kërkojmë është e panegociueshme. Është e panegociueshme, sepse nuk ka mënyrë tjetër për t’i shërbyer interesit publik. Gjithçka tjetër do ta shndërronte këtë në atë që jemi akuzuar me të padrejtë, për një Pazar”, deklaroi Basha.

Beteja për votë të lirë do ta nxjerrë Shqipërinë nga ky udhëkryq i rrezikshëm

Gjatë bashkëbisedimit që zhvilloi me gazetarët nga selia e PD-së, Lulzim Basha i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve ti bashkohen protestës së nesërme të opozitës.

“Nëse jeni sipërmarrës, fermerë të dëshpëruar, nëse jeni profesionistë, taksoheni shumë dhe këto taksa nuk ju kthehte në inevstim, nëse jeni pensionist dhe nuk ju dalin paratë për të paguar dritat dhe ilaçet, nëse jeni me ndihmë ekonomike qesharake apo jeni nxjerrë me të padrejtë, në veçanti ju të rinjtë, ejani të ndërtojmë Europën në vendin tonë. Beteja për votë të lirë do ta nxjerrë Shqipërinë nga ky udhëkryq. O tirani e krimit, o demokraci europiane. Ejani nesër në protestën kombëtare në orën 18.30”, u shpreh kreu i PD-së, Lulzim Basha.

Basha: Duhet të shemben dosja ‘339’ dhe ‘184’ që të ndërtohet vendi

Pas konferencës për shtyp të kryeministrit Rama, ka dalë në një konferencë për shtyp kryedemokrati Lulzim Basha.

Ai është shprehur se Rama po kontrollon në mënyrë absolute parlamentin. Për të ardhur në pushtet në 2017, sipas Bashës Rama fshehu një document zyrtar.

Basha ka komentuar edhe dosjen 339 dhe 184, të cilat sipas tij duhet  të hetohen por gjykatën po mundohet ta blejë Rama, kështu vendi nuk ndërtohet dotë.

“Edi Rama sot kontrollon në mënyrë absolutete parlamentin. Kontrollon statuset e ‘Facebook’  dhe kontrollon Gjykatën e lartë. E gjitha kjo ka ndodhur për një arsye të të fshehtë. Kur e thamë këtë në vitin 2017 nuk na e besuan dhe  Edi Ramës i dhuruan  pushtetin. Me kriminelët Rama ndau tenderat, pushtetin dhe krimin e organizuar. Me ta Rama e kosideroi bazën e pushtetin me drogën, kanabisin drejt vendeve perëndimore. Ndërsa Rama fshehu një dokument zyrtar që tregon se si erdhi në pushtet në 2017. Me ta Rama erdhi në krye, duke vjedhur vota, me krimin e organizuar.

Dosja 339  dhe 184 janë themeli që Rama ka organizuar këtë ngrehinë. Duhet të shemben këto që të ndërtohet vendi. Ndaj që të hetosh 339 dhe 184 duhet gjykata, të cilën Rama po mundohet ta blejë. Gjiknuri duhet të ishte i dënuar, Taulant Balla duhet të ishte i pandehur. Ulsi Manja duhet të ishte në burg në rolin e tij në blerjen e Dibrës. Në këto zgjedhje  ama po mundohet  që kryetarët e bashkive të jenë në duart e tij dhe kriminelëve dhe jo qytetarëve”, tha Basha.

Basha: Rama në panik total

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, gjatë konferencës për mediat që po zhvillohet në selinë blu, foli për planin e kryeministrit Edi Rama. Sipas tij plani është që të godasë dhe frikësojë përballjen qytetare.

“Ndonëse sot në panik total foli me tone të ulura plani i tij është i qartë dhe i thjeshtë, të godasë frikësojë përballjen qytetare dhe për këtë duhet të shkurajojë opozitën. Në vend që në burg të ishte Damian Gjiknuri dhe oligarkët u arrestua Klevis Balliu sepse doli në krah të qytetarëve që po rriheshin barbarisht. Kjo është arsye e rrahjes barbare të Sahit Dollapit për të treguar sa larg mund të shkojë, të mbajë pushtetet në një dorë. Në vend që në burg të ishte Balla, i cili bashkë me drejtorin e policisë në FIer me urdhër të Ramës prodhuan Fredi Alizotin, merret i pandehur Jetmir Olldashi dhe Ervin Salianji”, u shpreh Basha.

Rama do lutet të ketë fatin e Gruevskit

Gjatë bisedës me gazetarët, kreu i PD-së Lulzim Basha paralajmëroi kryeministrin se fundi i tij do të jetë më i keq se ai i ish kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevski. Sipas Bashës, pushtet me dhunë nuk mund të mbahet.

“Edi Ramën e ka mundur lodhja, pushteti, zullumi dhe varfëria e  popullit, e ka mundur arroganca. Sot unë dhe PD e gjithë opozita jemi nisur për të rikthyer normalitetin politik në vend, për të rikthyer demokracinë dhe shpresën e këtij vendi.  Sot orë, pas dramës së mbrëmshme, dhunës së parë kundër opozitarëve dhe në prag të protestës kombëtare të thirrur nesër dua ti bëj një paralajmërim Ramës. Mos i kalo caqet, mos bëj të fortin. Harroje se do të mbash pushtet me dhunë. Në rastin më të mirë do të lutesh të kesh fatin e Nikola Gruevskit”, tha kreu i PD-së. Sipas Bashës, sot Rama kontrollon çdo pushtet.

“Kemi fatin e mirë të jemi në zemër të kontinentit dhe aleancës euro-atlantike. I vetmi mekanizëm që njeh perëndimi, votën e lirë, mund të gëzojmë edhe ne të njëjtën liri. Që pushteti të mos jetë absolut ai duhet të jetë i ndarë në 3 kolona kryesore. Të treja këto pushtet sot janë në duart e një njeriu”, u shpreh Basha.

Rama jashtë realitetit

Pas dhunës së djeshme policore mbi protestuesit, dhunimi dhe arrestimi i paligjshëm i sekretarit organizativ  të PD-së Sait Dollapi dhe  protesta e nesërme kombëtare e opozitës kanë nxjerrë në një konferencë për shtyp liderin e opozitës Lulzim Basha.

Gjatë fjalës së tij Basha u shpreh se, kryeministri Edi Rama është shumë i shkëputur nga realiteti që sheh gjithçka si film nga vila e tij.

“Kështu nuk mund të vazhdohet. Jetojmë në një vend anormal, me politikë anormale dhe me qeveri anormale. Pse ndodh kjo? Pse ndihen kaq të shkëputur njerëzit nga qeveria dhe politikbërja? Arsyeja është filli që i bashkon krizat e bashkëathdetarëve. Është humbja e drejt peshimit që mban një shoqëri bashkë. Prej 6 vitesh vendi nuk qeveriset, por sundohet. Kriza politike është fillesa e krizës kushtetuese dhe sociale që po kalon vendi”, u shpreh Basha.

Artikulli paraprakPushteti si lukuni e harbuar
Artikulli tjetërRritja e notës mesatare konfuzion dy javë përpara provimeve!