Basha thirrje qytetarëve: 11 maji, bashkim në betejën për Shqipërinë si gjithë Europa

Basha u shpreh gjatë takimit që po zhvillon në Pogradec se, në 11 maj një tjetër bashkim kombëtar na thërret në betejën tonë për Shqipërinë si gjithë Europa.

Duke folur për protestën e 11 majit, Basha u shpreh se, kjo kryengritje demokratike ka një qëllim: ta çlirojë Shqipërinë nga qeverisja e lidhur me krimin. “Ta çlirojë ekonominë nga oligarkët dhe korrupsioni galopant, përmes kthimit të lirisë numër 1, pa të cilën nuk mund të ketë as liri, as mundësi të tjera: Pa lirinë e votës nuk ka asnjë liri tjetër, nuk ka mundësi, nuk ka mirëqenie, nuk ka punësim, nuk ka Europë”, u shpreh Basha.

Kreu i opozitës tha gjatë takimit se, 6 vjet Edi Rama, nuk vuri një tullë ne vendi tonë. Njerëzit e arsimuar dhe të aftë nuk i mban afër i detyron të ikin. Ai investon tek injorantët dhe kriminelët. Ne kemi një plan për universitetet që e kam shpalosur në nje takim me pedagogët ne Tiranë.

“Dështakët kanë frikë nga suksesi dhe nga të suksesshmit. Nuk është rastësi që Edi Rama e ka rrethuar veten me kriminelë, me të pashkollë, milionerë me katër klasë. Vetëm në Shqipëri bën vaki. Për një arsye të thjeshtë, sepse ka frikë nga të shkolluarit, ka frikë nga të aftit, ka frikë nga talentet Prandaj ka shkatërruar edhe sistemin arsimor. I shërben injoranca.

Një njeriu të paaftë, të dështuar, që 6 vite nuk vendosi një tullë në ekonominë, në demokracinë e në shtetin ligjor shqiptar, por shkatërroi shumë investime 29 vjeçarë, një njeriu të tillë i bëjnë hije të rinjtë e kualifikuar, të rinjtë e arsimuar.

Si është më lehtë ta sundosh dhe ta shtypësh një popull, kur është injorant apo kur është i arsimuar? E pra, pyetja është e qartë, edhe përgjigja e Edi Ramës është e qartë. Investon tek injoranca, investon tek injorantët. Do që ta mbajë rininë injorante dhe të paditur. Por nuk ka për t’ia dalë dot”, u shpreh Basha.

basha 5

b2

Artikulli paraprakBasha: Rama është i rrethuar me kriminelë, Shullazi çshtë ministri i vërtetë i Arsimit
Artikulli tjetërManovra e dëshpëruar e Rohanit