Thirrja e Bashës ndaj coronavirusit: Fonde, mobilizim, transparencë!

Kryetari i PD, Lulzim Basha u është drejtuar me një thirrje të gjithë mjekëve dhe infermierëve, pasi në vend u konfimruan dy rastet e para me koronavirus.

Gjatë një konference për mediat, Basha shprehu mbështetjen ndaj mjekëve, ndërsa u kërkoi të mos hezitojnë me kërkesat për mjetet që ju nevojiten. Po ashtu kryedemokrati iu drejtu me një thirrje edhe qytetarëve, veçanërisht ata që kthehen nga Italia e veriut, ku u kërkoi të kryejnë ekzaminine dhe të shmagnin kontaktet për një periudhë 2 javore.

“Të dashur mjekë dhe infermierë shëndeti i shqiptarëve është në duart tuaja. Sytë, veshët dhe mendjet e njerëzve si asnjëherë janë të drejtuara tek ju. Sot jemi të gjithë më mbështetjen tuaj. Nuk duhet të nguroni për asnjë cast të kërkoni çfarë ju nevojitet.

Qeveritë shkojnë e vijnë, ata që do të mbeten jeni ju. Ata që keni në dorë jetën e gjithësecilit në vend. Ne kemi një ndër stafet më të specializuara ajo që duhet tu japim sot janë mjetet. Të gjithë duhet të dëgjojmë zërin tuaj.

Deklarata e Kryetarit të PD, Lulzim Basha

Sot u konfirmuan edhe zyrtarisht dy rastet e para të të prekurve nga koronavirusi. Duke u uruar atyre shërim sa më të shpejtë, dua t’ju drejtohem me këtë mesazh.

Së pari, personelit shëndetësor, të nderuar mjekë dhe infermierë.

Shëndeti i shqiptarëve është në duart tuaja. Sytë, veshët dhe mendjet e njerëzve, si asnjëherë, janë të fokusuara te ju.

Prandaj, sot të gjithë jemi në mbështetjen tuaj për të zbatuar masat dhe vendimet që ju sugjeroni dhe vendosni.

Sot duhet të jemi të ndërgjegjeshëm dhe të përgjegjshëm për çdo veprim që ndërmarrim.

Të dëgjojmë me vëmendje këshillat e mjekëve dhe t’i zbatojmë ato.

Sot nuk është koha për panik, por për kujdes maksimal.

Sa më të kujdeshëm të jemi sot, aq më lehtë do ta kalojmë këtë situatë dhe me pasoja minimale.

  1. Fondet e mjaftueshme
    2. Mobilizimi maksimal
    3. Transparenca

Këto janë tre komponentë të rëndësishëm politikë, për të cilët nuk duhet humbur kohë.

Dua t’ju siguroj se ne do të vazhdojmë ta ndjekim situatën hap pas hapi. Ekspertët dhe specialistët tanë të shëndetësisë do të jenë në shërbimin e çdokujt, ndërkohë që grupi i krizës, i ngritur pranë PD, bashkë me ekspertët e opozitës, do të vazhdojë të monitorojë dhe të bëjë gjithçka në mundësitë, kapacitetet dhe fuqitë tona për të qenë sa më afër njerëzve dhe për të tejkaluar këtë situatë me pasoja sa më të lehta.

11 masat e propozuara nga grupi i punës i PD, i ngritur nga Kryetari Basha në fillim të shkurtit, të komunikuara për publikun nga Dr.Mirela Tabaku.

  1. Komunikim tejet transparent dhe disa herë në ditë me popullatën në lidhje me situatën aktuale dhe masat e marra nga qeveria.
    2. Prioriteti i rëndësishëm është marrja e masave urgjente në lidhje me mbrojtjen e personelit shëndetësor dhe lehtësimin e punës së tyre në funksion të popullatës. Për këtë është e rëndësishme të veprohet me shpejtësi nga ana e qeverisë në mënyrë të organizuar, me mendje të kthjellët dhe pa panik.
    3. Pajisja e personelit me mjetet mbrojtëse (antivirus protection kit, maskat N95, tutat mbrojtëse, syzet apo vizierat që mbulojnë fytyrën, dorezat, qeset me qafa për veshjen e këpucëve dhe qeset për mbledhjen e mbetjeve).
    4. Marrja e masave për pajisjen adekuate me mjetet mbrojtëse për autoambulancat transportuese dhe stafin mjekësor të tyre.
    5. Bërja gati e çdo strukture të shërbimit parësor apo sekondar spitalor në çdo cep të Shqipërisë. Trajnim i kujdesshëm dhe i detajuar i stafeve mjekësore, qoftë për trajtimin e kujdesshëm të pacientëve, ashtu edhe për mbrojtjen e tyre.
    6. Fuqizimi dhe shtimi i kapaciteteve te laboratorëve, jo vetëm i atyre epidimiologjikë, viralë, por kudo që ato janë.
    7. Mobilizimi dhe vënia në dispozicion e gjithë personelit mjekësor, i cili sot nuk është aktiv, mjekë epidimiologë, infeksionistë apo edhe të specialiteteve të tjera dhe që janë aktualisht në pension.
    8. Rritja e kujdesit dhe promovimi i masave parandaluese për të gjithë popullatën dhe për personelin mjekësor në të gjitha mediat.
    9. Karantinim i detyruar për personat që kanë kontakt me të infektuarit dhe vetëkarantinim vullnetar për personat që vijnë nga zona të infektuara.
    10. Sigurimi i fondeve të detyrueshme nga ana e qeverisë.
    11. Zbatimi me përpikmëri i të gjithë masave dhe protokolleve nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Artikulli paraprakShumë e rëndësishme!
Artikulli tjetërDy rastet me coronavirus u evidentuan nga spitali privat, prandaj nuk u censuruan dot