Basha: Të lirohen qytetarët e arrestuar, protestojnë kundër Maduros së Ballkanit

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili mungoi në protestën e gjashtë të opozitës për shkak se ndodhej në Bruksel, duket se e ndjek në distancë situatën.

Përmes një statusi në “Facebook”, Basha thekson se qytetarët janë ngritur në protestë kundër Maduros së Ballkanit.
Basha shprehet se sovrani në Republikën e Shqipërisë është populli shqiptar.

“Drejt Drejtorisë së Policisë për të liruar qytetarët që janë ngritur kundër Maduros së Ballkanit! Sovrani në Republikën e Shqipërisë është populli shqiptar. #shqiperiasieuropa”, shkruan Basha.

Artikulli paraprakUkraina drejt zgjedhjeve, skandaleve, populizmave dhe ekstremizmave
Artikulli tjetërTrump: Po hetojnë suksesin elektoral më të madh në historinë e SHBA, ta publikojnë!