Basha: Të dielën pres një fitore të thellë! Emocioni njerëzor që kam marrë në takime është shumë i madh

Lideri i opozitës, Lulzim Basha, i ftuar në A-Show përballë gazetarit Adi Krasta, rrëfeu në fillim të intervistës të gjithë entuziazmin që ka prekur gjatë turit të tij në Shqipëri, ku pret që ditën e diel të përkthehet në një fitore të thellë.

“Çdo takim më mbush me emocione. Ka takime që më bëjnë të ndihem poetik madje. Në vençanti gjatë turit që pata ditën e shtunë nga Saranda në Tropojë, nga skaji më jugor në skajin më verior të Shqipërisë, ka pasur takime në shi, në mëngjes, në darkë, i fundit ishte afër mesnatës, i Kurbinit, i Levanit, i Mirditës, ku vëshirësia ishte të kontrolloja emocionin, dhe gjithë fluksin e mendimeve, të mbushjes që më jepte entuziazmi, me gëzim për shpresën dhe atë që pres të ndodhë ditën e diel, që është përkthimi i gjithë entuziazmit për një fitore të thellë”, u shpreh Basha.

Basha tha se, këtu çalon zbatimi i ligjeve, pra, dita për t’u përgjigjur para ligjit do të vijë por mendoni se çfarë e shtyn një njeri të shkojë në këtë ekstrem, e shtyn vetëm frika nga humbja.

“Fitorja jonë do të jetë e thellë dhe kur them e jona nuk e kam parash vetëm për Partinë Demokratike, koalicionin tonë, aleancën tonë, kam parasysh një bashkim që dukshëm dhe publikisht jo fshehtazi i ka kaluar kufijtë tanë. Socialistë, hierarkik socialistë që i kam pritur në zyrën time, socialistë të thjeshtë që i takoj me kartat e Partisë Socialiste”, tha Basha.

Artikulli paraprakPD: Qytetarët janë të etur për një qeveri që punon për ta. Votoni 9 dhe Lulzim Bashën për rikthimin e shpresës
Artikulli tjetërBasha: Rama ka humbur kontrollin, nuk përmbahet nga paniku që e ka zënë nga humbja